Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë sot te ‘Sheshi Skënderbeu’ në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Tubimi ka nisur që prej orës13:00, në sheshin “Skënderbeu”, teksa kanë ardhur mijëra mbështetës nga Shkupi dhe trevat përreth. Protesta ka marrë përkrahje publike edhe nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Report Tv tha qytetarët nga Kosova kanë kaluar kufirin për në Maqedoninë e Veriut pa ndonjë problem, përfshirë veteranët e luftës.
"Jemi në kontakt me veteranët që do të na bashkohen nga Kosova dhe nuk kemi probleme, pasi në dogana ka edhe policë shqiptarë”, nënvizoi ai teksa shtoi se shpreson që të fitojë e drejta", tha ai.
Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është e pesta . Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protesta e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasbourg.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërkaq vendimi për ta pritet të shpallet deri në mesin e korrikut.
Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm, ndërkaq mbrojtja e tyre ka akuzuar edhe disa gjyqtarë për anim në proces.
Lajm ne përditësim...
Teksa vetëm një orë na ndan nga protesta që do të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Shkup, kreu i OVL Hysni Gucati tha për Report Tv se deri tani nuk kanë hasur asnjë problem në lidhje me këtë tubim.
“Kjo është protesta e fundit për këtë vit. Do të ketë një numër të madh të shqiptarëve. Deri tani çdo gjë është në rregull, nuk kemi probleme. Kemi marrë leje dhe jemi pajisur me dokumentat e nevojshme”, tha Gucati.
Në lidhje me faktin që kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, nuk i ka dhënë mbështetje protestës dhe ka ngritur një grup pune për shmangien e ndonjë incidenti, Gucati shtoi se nuk duhet të frikësohet pasi çdo protestë e zhvilluar ka qenë paqësore. Më tej ai u shpreh se veteranët po e kalojnë kufirin pa asnjë problem.
“Mickoski nuk e di pse frikësohet, pasi çdo protestë ka qenë e qetë. Jemi në kontakt me veteranët që do të na bashkohen nga Kosova dhe nuk kemi probleme, pasi në dogana ka edhe policë shqiptarë”, nënvizoi ai teksa shtoi se shpreson që të fitojë e drejta.
Në fund të intervistës Gucati tha gjithashtu se në Maqedoninë e Veriut ‘kanë gjetur zemrën e madhe të shqiptarëve’.
Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup po bëhen përgatitjet e fundit për protestën gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.
Kjo është protesta e radhës, ku sërish pritet të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat me thirrjet për drejtësi. Me mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, ku u bë thirrje për drejtësi të ish-krerë e të UÇK-së.
Komente








