TIRANË- Reperi Noizy, motra dhe babai i tij Bashkim Rajku u paraqitën në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e Haxhiut kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku, si dhe Kleviol Ahmetaj, reperi i njohur si “Cllevio”.

Seanca u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të dy të pandehurve që kishin paraqitur raport mjekësor. Seanca e radhës u la në datën 13 maj ora 11.00.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim....