Për procesin gjyqësorë ndaj ish deputetit Mark Frroku në akuzë si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit 17 vite më parë në Belgjikë do të informohet dhe ambasada amerikane.
Do të jetë selia diplomatike e Shteteve të Bashkaura nëse do të vendos të ndjek me vëzhgues këtë proces që po zhvillohet ndaj Markut në gjykatën e tiranës, por zyrtarisht gjykata ka marrë vendim të njoftojë ambasadën.
Vëzhguesit e ambasadës amerikane në procese gjyqësore nuk kanë munguar më parë ku ata kanë qenë të pranishëm si në rastin 'Gërdeci', '21 Janari' apo në më të fundit atë ndaj 9 imamëve të vetshpallur nën akuzë për terrorizëm.
Sic dhe shihni në këtë faksimile vendimi për të njoftuar selinë diplomatike është marrë pak ditë më parë më 26 Prill 2014 nga gjykata e cila e cmon të domosdoshme njoftimin e ambasadës me sqarimin se ky shtetas i pandehuri gëzon dy shtetësi atë shqiptare dhe atë amerikane.
Pas heqies dorë nga mandati i deputetit procesi ndaj Frrokut u transferua nga gjykata e lartë në atë penale të Tiranës ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e “vrasjes me paramendim e kryer ne bashkepunim, pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë dhe ndërtim i paligjshëm.
Aktualisht ky gjykim ka përfunduar fazat përgatitore dhe pritet që më 4 maj 2016 të nis prova, pretendime dhe dëshmi ndërsa po më 26 Prill gjykata rrëzoi kërkesën e Frrokut për tu gjykuar në liri pasi atij i kishin mbaruar afatet e paraburgimit.

Redaskia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO