Gjyqi ndaj Milorad Dodikut do të fillojë më 16 tetor

Gjyqi ndaj Milorad Dodikut do të fillojë më 16 tetor

Fillimi i gjyqit ndaj presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, është caktuar për të hënën e 16 tetorit, njoftoi të martën Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH).

Në gusht, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër Dodikut dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç, për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Aktakuza ndaj tyre u ndryshua dhe u konfirmua pastaj më 11 shtator. Avokatët e Dodikut dhe Lukiçit në kundërshtimet e tyre deklaruan se "vepra penale për të cilën akuzohet Dodiku nuk ekziston, sepse Schmidt është i paligjshëm".

Më 9 tetor, Gjykata e BiH konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se i ka hedhur poshtë si të pabaza kundërshtimet e mbrojtjes.

Mbrojtjes iu refuzuan dy kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Jasmine Dedoviç Qosiç, e cila ka konfirmuar aktakuzën dhe më pas ka refuzuar kundërshtimet.

Në qershor, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska miratoi ligje në lidhje me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës. Përfaqësuesi i Lartë Schmidt më pas vendosi t'i shfuqizojë ato.

Dodik nënshkroi dekretin për hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve dhe Lukiç i publikoi ato në Gazetën Zyrtare të Republikën Sërpska. Kur e shfuqizoi ligjin e Republikës Sërpska, Schmidti vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, sipas të cilit mosrespektimi i vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë është vepër penale./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit