Vetëm pak ditë përpara zhvillimit të gjyqit ndaj ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump, trupa mbrojtëse e tij duket se është në kaos.
Dy prej avokatëve, Butch Bowers dhe Deborah Barbier të cilët pritej të ishin kryesorë, nuk janë më në ekip. CNN raporton se ndryshimet në trupën mbrojtëse ishin si pasojë e një vendimi të përbashkët.
Josh Howard, një avokat i Karolinës së Veriut i cili u shtua kohët e fundit në ekip, gjithashtu është larguar, sipas një burimi tjetër të mediave amerikane. Edhe Johnny Gasser dhe Greg Harris, nga Karolina e Jugut, nuk janë më të përfshirë në këtë çështje.
Asnjë avokat tjetër nuk ka njoftuar se po punon për mbrojtjen e Trump në gjyq. Një person i njohur me largimet i tha CNN se Trump donte që avokatët të argumentonin se kishte mashtrim masiv të zgjedhjeve dhe se zgjedhjet ishin vjedhur prej tij në vend që të përqendrohej në ligjshmërinë e dënimit të një presidenti pasi ai të largohej nga zyra. Trump nuk ishte i gatshëm për diskutimet se si duhet të veprojnë në atë drejtim.
Senatorë të shumtë republikanë e kanë fajësuar presidentin për nxitje të protestave të cilët shkaktuan vdekjen e 5 personave, ndër ta edhe një oficer policie vdekja e të cilit po hetohet si vrasje.
Megjithatë shumica e tyre kërkuan që akuzat të bien poshtë përderisa atij i ka mbaruar mandati si president. Kërkesë e cila u hodh poshtë nga demokrati Chuck Schumer i cili tha se se nuk ka kuptim që të ndalej gjyqi sepse atij i ka mbaruar mandati si president. Gjyqi për Trump është shtyrë më 9 shkurt.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.7%
-
Frikë se humbin
42.4%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 2042
Lajme të tjera
-
U arrestua në Mal të Zi, SHBA dhe Koreja e Jugut kërkojnë ekstradimin e 'mbretit' korean të kriptovalutave
29 Mars, 15:49
-
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
29 Mars, 11:20
-
Raporti/ Inteligjenca artificiale 'mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune'
29 Mars, 08:51
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Ish-zëvendës presidenti i SHBA duhet të dëshmojë para jurisë së madhe për veprimet e tij kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin
28 Mars, 21:13
-
Artisti i huaj promovon çiftelinë: Ky instrument mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën
28 Mars, 19:26
-
Zjarr masiv në qendrën e emigrantëve pranë kufirit SHBA-Meksikë! Vdesin 39 persona, plagosen 29 të tjerë
28 Mars, 16:41
-
Del VIDEO/ Momenti kur sulmuesja 28-vjeçare hyn brenda shkollës në SHBA dhe qëllon me kallashnikov, vret 3 fëmijë dhe 3 të rritur
28 Mars, 08:48
-
Sulm me armë në një shkollë në SHBA, vdesin 6 persona, mes tyre 3 fëmijë! Policia ekzekuton adoleshenten
27 Mars, 20:20
-
Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA
27 Mars, 17:44
-
Pas tornados që i mori jetën 26 personave, Misisipi mund të përballet me mot të ashpër
27 Mars, 15:00