Në seancën e sotme, e cila është zhvilluar pa praninë e kamerave, të pandehurit janë shprehur se prokuroria kërkon që ti dënojë vetëm se ata besuan në Kuran.
Ndërkohë, ata kanë shtuar se, gjithçka që kanë bërë e kanë bazuar në Kuran.
Ata kanë folur edhe sa i takon çështjes së terrorizmit në Siri, luftë për të cilën ata kanë thënë se, ajo po merr jetë të pafajshmish.
Ja deklaratat e tyre
Genci Balla: Prokuroria do të na denojë se besojmë në kuran. Ligjeratat e mia i kam bazuar në kuranin e shpërndarë nga komuniteti musliman. Lufta në Siri është terrorizëm, pasi po vrasin të pafajshmit. Nëse libri i shenjtë kurani që sipas prokurorisë përhap terrorizmin, pse lejohet të shpërndahet?
Gerti Pashaj: Prokuria ka sjellë prova që s’janë diskutuar asnjëherë në proces
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)