LONDËR-Një shqiptar ka përfunduar në gjyq për tentativë vrasje të një vajze, e cila nuk e pranoi për martesë. Fatmir Stafasani akuzohet për tentativë vrasje të Blerta Sulajt, pasi e goditi me hekur në kokë disa herë më 20 Mars 2017 në Fulham.
Stafasani insistonte që Sulaj të martohej me të, por ajo nuk pranoi. Në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Stafasanit, ndërsa vajza qëndroi 4 javë në spital nga plagët e shkaktuara.
“Kjo është dita jote e fundit. Ai e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte” tha prokurorja. Ndërkohë që vijon gjyqi, Stafasani ka mohuar në gjykatë akuzën për tentativë vrasje.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com