Avokatja Venkateswari Alagendra tha se Prokuroria  mbështetet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura” në akuzat ndaj Krasniqit. Ajo tha se nuk ka asnjë dëshmitar që pretendon se Krasniqi e ka keqtrajtuar.

“Të nderuar gjykatës, ju kërkoj që kur të shqyrtoni provat e paraqitura nga Prokuroria të mos harroni këto fakte. Në të gjitha provat nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Krasniqi e ka rrahur, e ka keqtrajtuar apo torturuar. Nuk ekziston një viktimë e vetme nga qindra dëshmitarë të Prokurorisë që pretendojnë ose akuzojnë Krasniqin që i ka rrahur, abuzuar ose ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar. Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Përmbyllet deklarata për mbrojtjen e Selimit: Prokuroria nuk vërteton akuzat, 45 vite është dënim me jetë! Nis mbrojtja e Krasniqit