'Gërdeci', dëshmon ish-ministri Mediu: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin! Për familjarët përgjegjës shteti, s'kam forcë ta zhbëj atë që ndodhi

Ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i vendosur nën akuzë penale, e nisi me një ndjesë ndaj familjarëve të viktimave, mbrojtjen e tij në seancë gjyqësore, për çështjen “Gërdeci”, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve 26 njerëz humbën jetën.

‘Do desha shumë ta zhbëja atë që ndodhi, por nuk kam asnjë forcë, veçse t’ju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për çfarë pësuan nga tragjedia e 15 Marsit. Për familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit në Gërdec, shteti është përgjegjësi që nuk mbrojti jetët e familjarëve të tyre.’- tha Mediu.

Mediu tha se ka vetëm përgjegjësi morale në lidhje me ngjarjen dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen në kohën që ka ndodhur shpërthimi.

‘Unë kam njohur dhe kam pranuar dje dhe pranoj sot përgjegjësinë time të plotë morale për çfarë ndodhi. Unë dhashë dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes.’- u shpreh ai.

Për sa i përket përgjegjësisë penale Mediu theksoi se është i pafajshëm dhe akuza e SPAK për “Shpërdorim detyre” është e pabazë.  

‘As me dashje dhe as nga pakujdesia, nuk janë veprimet, apo mosveprimet e mia, apo dhe interesi im personal, ato që shkaktuan, apo ndikuan në shpërthimin në Gërdec.’- tha ai.

Ish ministri në kohën e Berishës tashmë afatet ligjore kanë kaluar dhe çështja duhet të ishte parashkruar.

‘Është plotësisht e qartë që rihapja e çështjes penale në ngarkimin tim dhe më shumë akoma vazhdimi i këtij gjykimi, është haptazi në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal.’- deklaroi ai.

Deklarata që u lexua dhe iu dorëzua trupit gjykues iu shpërnda gazetarëve nga avokatët mbrojtës të ish ministrit.  

Lista e dëshmitarëve sot

Ardian Mullai, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes
Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i
Viktor Përshqeta, ish-ushtarak, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).
Sadik Sula, një ish ushtarak
Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008.

71 dëshmitarë mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse do të merren në pyetje nga GJKKO. Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre”

Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë në 2008. 

(Kliko këtu për të parë shpjegimin e Fatmir Mediut në seancën e 30 nëntorit 2023)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
A po përdor SPAK dëshminë si provë kundër? Mediu: Nuk e di ku ndodhet Luan Hoxha, unë nuk ika, nuk iu shmanga drejtësisë

 

A po përdoret dëshmia e Luan Hoxhës si provë e SPAK kundër tij?

Në një prononcim për median në përfundim të seancës ish ministri i Mbrojtjes tha se në dallim nga ish shefi I shtabit të përgjithshëm ai nuk u largua.

‘Nuk e di ku është Luan Hoxha. Di që ka vendim penal dhe parashkrimi të ekzekutuarit të dënimit. Unë kam qenë këtu nuk i jam shmangur drejtësisë.

Ora 16:33
'Faksi i Shkëlzenit, ja çfarë deklaroi Fatmir Mediu

 

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu deklaron se nuk ka qenë në dijeni të faksit të Shkëlzen Berishës.

“Nuk kam dijeni. Një ditë më para këtij faksi ka ardhur vendimi i ministrit të Drejësisë i shprehur në mbështetje të VKM-së. Po të ishte ashtu do të kisha njoftuar unë dhe jo ai. Ministri nuk ka ndikuar. Më gjeni një vetëm që unë të kem dhënë një urdhër. Çdo rast shkresat ia kam përcjellur strukturave ushtarake e cvile nuk kam vepruar asnjëherë në kundërshtim me vendimet e Shtabit të Përgjithshëm"

Mediu u mbrojt duke thënë se nuk ishte ushtarak por civil.

“Ministri nuk ka ndikuar. Më gjeni një vetëm që unë të kem dhënë një urdhër. Në çdo rast, shkresat ia kam përcjellur strukturave ushtarake e civile…
Ministri i Mbrotjes nuk është ushtarak" tha Mediu 

Ora 16:20
Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu: Ky duhet të jetë një proces i ligjshëm, është shkelur parashkrimi! Nuk kam asnjë përgjegjësi penale

 

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Mediu ka dalë nga seanca gjyqësore në GJKKO ku dëshmoi për tragjedinë e Gërdecit ku vdiqën 26 persona. Ai tha se ishte shkelur parashkrimi dhe se procesi duhet të jetë i rregullt. Ndërsa theksoi se në asnjë moment nuk ka qenë njoftuar për probleme në Gërdec gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes.

“Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur ndonjë punë me ministrin e Mbrojtjes. Erdha sot për respekt të gjykatës dhe drejtësisë dhe për të shprehur keqardhjen time të madhe ndaj familjarëve. Unë hoqa dorë nga posti im asokohe dhe nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur. Mendoj se është shkelur një nga pikat të garancisë së procesit gjyqësor, ajo e parashkrimit.

Gjykata e Lartë ka thënë se një person i dënuar pasi largohet për t’i shpëtuar dënimit pasn jë kohe është i pafajshëm. Unë kam qenë këtu nuk u jam fshehur proceseve. Kjo shkelje është tërësisht flagrante.

Unë mendoj se këta janë shumë më relevantë sesa disa njerëz që kanë punuar në Gërdec të cilët as nuk kanë zbatuar urdhrat e ministrit të Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë moment të vetëm ku të jetë njoftuar që ka pasur problem në Gërdec”- u shpreh Mediu.

Ora 16:02
‘Gërdeci’, dëshmon ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes: Procedurat u bënë në një kohë të shkurtër! S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve

1701359163_finalprojekt.00423223.Still088.jpg

Ardian Mullahi, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, në dëshminë e tij në gjyqin për Gërdecin tha se procedurat u bënë në një kohë të shkurtër, ku MM ngriti një grup pune për të bërë një VKM për demontimin.

‘Ndiqja zbatimin e detyrave, skam bërë ndonjë procedurë për Gërdecin kompania e demontimit na solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës.

Shtabi kërkonte licencim për këtë procedurë, beri një memo për këtë, me pas realizova takimin me kompaninë për metodologjinë e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohës, jo konkludues, mu bë një kërkesë që t’i drejtohesha ndërmarrjeve ushtarake, në një kohe të shkurtër erdhi përgjigja, u ngrit grupi i punës për analizën e situatës, me pas doli urdhri i ministrit për grupin e punës.

Nga drejtoria përkatëse mu tha se s’kishte baze ligjore dhe kërkohej një VKM, Mejko solli një memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve '50 te cilat nuk shiteshin për shkak te vitit te vjetër të prodhimit. Pas daljes se konkluzionit të grupit të punës, dolën çmimet për shitjen dhe demontimin. Nisi hartimi i një VKM.’- tha Mullahi.

Ora 14:43
'Për Shkëlzenin' dëshmon inxhinierja në GJKKO për Gërdecin: Erdhi një fax nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-punonjësja e ministrisë së mbrojtjes Anila Lala (Gjergji) pranoi në gjykatë në procesin për tragjedinë e Gërdecit, se faksi i Aldo Bumçit në vitin 2007 me shënimin “për Shkelzen Berishën”, kishte mbërritur në atë formë në Ministrinë e Mbrojtjes. 

“Ne kishim disa fakse, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Në faksin nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për ministrinë e mbrojtjes, shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”- tha Anila Lala (Gjergji).

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i pranishëm në seancë ku bëri edhe një deklaratë të gjatë, ndërhyri ndaj dëshmitares duke e pyetur në lidhje me faksin.

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni faksin *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Pyetjeve të ish-ministrit, dëshmitarja iu përgjigj në mënyrë mohuese, ndërkohë Mediu, foli për dokumentin edhe pas seancës.

“Nuk kam qenë në dijeni të dokumentit, ka ardhur një ditë pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, nuk kam asnjë raport me zotin Berisha për këtë çështje”- tha Mediu.

Ish-ministri i cili mori pjesë për herë të parë në gjyq, u përball edhe me një tjetër dëshmitar. Viktor Përshqeta, ish-Oficer Armatimi foli për me urdhërin numër 20-44, të cilin ia ka lexuar Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar dokumentin.

“Ka patur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 te urdhërit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhërin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu”- u shpreh Pwrshqeta.

I pyetur nga avokati i Mediut, pse thoni se shefi është Mediu? Dëshmitari u përgjigj duke thënë se në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me fjalën ‘Gjeneral’.”

Në seancë dëshmoi edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Ardian Mullai, që pranoi se në marrëveshjen e firmosur me kompaninë SAC, nuk përmendej nënkontraktori i saj Alba Demil, pasi kjo kompani figuronte në asnjë shkresë.

Ora 14:37
‘Gërdeci’, dëshmon ish-ushtaraku: Shoqërova zyrtarët amerikanë që po bënin inventarizimin e pronave të ushtrisë, koston e transportit duhet ta mbulonte ministria e Mbrojtjes

Në procesin ndaj Mediut dëshmoi ushtaraku, Viktor Përshqeta, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).

‘Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit. Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një inventarizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug. Më ka thirrur në lidhje me urdhrin 20-44, ma ka lexuar urdhrin Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune. Ka patur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 te urdhrit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhrin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.’- tha ai.

I pyetur nga avokati i Mediut, pse thoni se shefi është Mediu? A nuk është shefi juaj, eprori juaj?

Ai i përgjigjet:

“Në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral’.”

Ora 12:41
Ish-ushtaraku dëshmon për ‘Gërdecin’: Pashë barutin kur u ndez! Gabim njerëzor, shpërthimi ndodhi për një kovë ujë

Sadik Sula, një ish ushtarak i dalë në pension në kohën e ngjarjes së Gërdecit, dëshmoi në Gjykatë në procesin ndaj Mediut.

“Mira vesh përmes 3 miqve të mi, kontaktova me Petrit Bekoharin. Pas një jave më kthehet përgjigje dhe vazhdova punë. Detyra ime ishte të hiqja degaret nga predhat, kisha punë të veçuar. Ditën e ngjarjes ishim rreth 60 punonjës në fabrikë. Dëgjoj një punëtor duke bërtitur “baruti u ndez”. Dola pashë një djalë të ri pranë karrocës që na kishin thënë se sapo ishte salduar, me sa duket pasi hodhi dy tre thasë, ajo filloi ndezjen. Pastaj u dëgjua një shpërthim. Pranë ishin rreth 50m 4 kontenier me barut. Edhe në shesh kishte sasi të madhe baruti të hedhur. Dy javë punova aty, pasi pash situatën kisha vendosur që 1 muaj të punoja aty. Nuk ikja dot direkt pasi e kisha kërkuar vetë punën. Fëmijët i kisha në shkollë, vetë e gruan pa punë, 150 mijë lekë të vjetra merrja pension. Kur pash zjarrin, tek karroca e salduar, ishte një djalë që ndoshta ka qenë bërë gati për ta shtyrë, ai vdiq, u shtrimë në tokë. Jemi djegur nga pas duke qenë se flakët vinin pas nesh. Pashë me sy flakët dy metër mbi karrocë. Për një kovë uji ndodhi ajo që ndodhi po të ishte kapur menjëherë. Flaka sipas meje nisi për një gabim njerëzor, ai ishte aktivitet privat, nuk kam parë zyrtar shtetërorë. Unë isha i punësuar në privat në atë fabrikë”.- tha ai.

Në proces do vijojnë të japin dëshmi disa dëshmitarë të tjerë të thirrur nga SPAK

Ora 12:33
‘Gërdeci’, dëshmon ish-drejtori i logjistikës: Bërzhita ishte e papërshtatshme për demontim! Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar

1700506281_spak.jpg

Pas Fatmir Mediut lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ka dëshmuar, Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008.

Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC. Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë.

Ndërkohë përgjigjja sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces. Në dëshmi Hoxha deklaroi se licencimi nuk ishte ndonjë akt u veçantë por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjemba dhe izolimi. Në këto kushte, Bërzhita i plotësonte këto kushte.

“ Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, sekretari i Pergjithshem i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër.  Kthimi i përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar”

I pyetur nga njëri prej avokatëve të Mediut, për raportin me këtë të fundit, Hoxha tha:

“E veçoj nga Minisitrat e tjerë për korrektësinë”.

Ora 11:05
Seanca për Gërdecin, zbardhet fjala e Mediut: Përulësisht ju rikërkoj ndjesë familjeve! Do desha ta zhbëja atë që ndodhi, por s’kam asnjë forcë

 

Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi po mbahet seanca e radhës për çështjen e shpërthimit në depon e municioneve në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona.

Para trupës gjykuese ish-ministri, ka shpjeguar pozicionin e tij dhe ka deklaruar se “që prej ditës së shpërthimit, në mendjen dhe në shpirtin tim rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së këtyre familjeve, të cilëve përulësisht ju rikërkoj një ndjesë të madhe”.

Në fjalën e tij ai thekson se nuk ka asnjë përgjegjësi penale për këtë tragjedi, duke shtuar se ‘rihapja e çështjes është plotësisht në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën e RSH, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.’

“Që prej 15 Marsit të vitit 2008, jeta e disa prej njerëzve që janë sot në këtë sallë, ka ndryshuar rrënjësisht. Pas shpërthimit në Gërdec, shumë prej tyre përjetuan ngjarje të rënda, deri në humbjen tragjike të njerëzve të tyre të dashur. Kjo ngjarje tragjike ndryshoi gjithashtu jo pak jetën time dhe të familjes sime. Që prej asaj dite në mendjen dhe në shpirtin tim rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së këtyre familjeve, të cilëve përulësisht ju rikërkoj një ndjesë të madhe për çfarë ndodhi dhe ju shpreh gjithë keqardhjen time të thellë njerëzore.

Edhe pse, as me dashje dhe as nga pakujdesia, nuk janë veprimet, apo mosveprimet e mia, apo dhe interesi im personal, ato që shkaktuan, apo ndikuan në shpërthimin në Gërdec, përsëri si ministër i mbrojtjes, unë kam njohur dhe kam pranuar dje dhe pranoj sot përgjegjësinë time të plotë morale për çfarë ndodhi.

Në reflektim të kësaj përgjegjësie, si dhe prej dhimbjes së madhe për jetët e humbura, unë dhashë dorëheqjen nga detyra e ministrit të mbrojtjes.

Jam i keqardhur që aktin e dorëheqjes time si ministër dhe më pas sjelljen dhe qëndrimin tim të përulur në lidhje me tragjedinë, grupime të caktuara politike dhe jopolitike, e kanë parë si akt dhe sjellje dobësie dhe si reflektim të një individi me faj. Kam zgjedhur të jem i kursyer në shpjegimet e mia publike dhe të shmangë sa të mundem të flas për ngjarjen.

Me bindjen se shpjegimet dhe të vërtetat e mia rreth ngjarjes, për familjen Durdaj dhe të tjerët, jo vetëm nuk do të ishin një lehtësim i dhimbjes së tyre, por përkundrazi.

Për familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit në Gërdec, shteti është përgjegjësi që nuk mbrojti jetët e familjarëve të tyre. E për ta, shteti në këtë rast është Ministri.

Ndaj, kundrejt tyre unë nuk kam çfarë të them. Do desha shumë ta zhbëja atë që ndodhi, por nuk kam asnjë forcë, veçse t’ju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për çfarë pësuan nga tragjedia e 15 Marsit.

Veç familjarëve, kushdo tjetër ka detyrim moral, por kur është rasti edhe detyrim institucional, që vlerësimin dhe gjykimin për atë ngjarje ta bëjë bazuar vetëm në fakte. Mbi të gjitha ky detyrim është për prokurorinë dhe gjykatën, si dy institucione kompetente që vlerësojnë ligjërisht përgjegjësitë penale të individit.

Është plotësisht e qartë që rihapja e çështjes penale në ngarkimin tim dhe më shumë akoma vazhdimi i këtij gjykimi, është haptazi në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën e RSH, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

Dua  të besoj se nxitja për ta rihapur këtë çështje dhe për ta vazhduar gjykimin, nuk është politike dhe se ju nuk keni apo mbështesni interesa politike në këtë proces. Si prokuror dhe gjyqtar, është e qartë që juve nuk ju mungon aftësia profesionale dhe dija për ligjin penal e më gjerë. Ndaj mbetet të keni kurajo të respektoni strikt ligjin dhe vetëm ligjin”, ka deklaruar Mediu në sallën e gjyqit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/12/2023 00:56

    Mediu vendosi nje dite me vullnet te tij, t'i hynte me kembe fushes me zift.Ngeci brenda e nuk doli dot e sot thote e dija bulevard,fajin e ka shteti qe nuk vuri tabele t'a shikoja! Zoteri,/kuterbimi/ i asaj grope ndihej qe larg,por ju ishit dehur nga avujt aq shume sa ju pelqente.

    Përgjigju
  • ×':;,: 30/11/2023 18:37

    Po te kishte drejtsi tan qeverisja e PD se atehershme bashk me Berishen kishte me ken ne bir te burgut.Kta tesh flasin lirshem se deshmitarin kryesor TREBICKEN ja u hoqi qafe Berisha!

    Përgjigju
  • Joooo: 30/11/2023 14:27

    Po mire o njeri dakort puna jote qe i fute te gjithe ne nje thes po heee kush do ta qeverisi kete vend apo .... per komentusin e kam fjalen e sa per mediun fajtor eshte qe cke me te por ska per ti hyr gjemb ne kembe kjo eshte e sigurt .

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/11/2023 14:01

    Shtetare e politikane halabake,pa moral,te hurit e te litarit,kriminele,vrases qe duhet te ishin ndeshkuar bejne moral ende....hapu dhè hapu dhe na përpi jo vetëm ishministrin kriminel fatmirmedihoxha por tere mendesine tone kolektive te deformuar qe kemi votuar keto pjella te krimit,korrupsionit dhe vazhdojme tu shkojme mbrapa salehut,lilodallaverexhiut,edvinit te semure menderisht,laperit te Tiranes. Kasta me antihumane e ketyre 111 vjeteve shtet. E neveritshme.....pëëëf

    Përgjigju
  • ndreca: 30/11/2023 13:40

    Fatmir i nerue, fillo me u msue, nis me u la me uj' t'ftot, shtpie ke me nrrue ka mot. o Fatmir, o Gerdec, ki me u bo ti karkalec

    Përgjigju
  • Sulo: 30/11/2023 13:26

    Shteti ishe ti zotni se ishe ministri mbrojtjes

    Përgjigju
  • xhemal: 30/11/2023 13:03

    ish drejtuesit sigurisht pjesa me e madhe do ruajne kockat e mediut..ish ushtaraket drejtues ne fabriken e vdekjes ne gerdec Jane shendoshe e mire e fatkekeqesia e te tjereve si prek..njerez pa' shpirt njerezor,interesaxhinj te vegjel qe Kane shitur e shesin dinjiitetin njerezor per 2 leke qe Kane fituar.,keta nuk Jane deshmitare po' trushpelare

    Përgjigju
  • Jari N: 30/11/2023 12:37

    A Qeni bir Qeni, ti do kishe mbi 15 vjet në burg e më del e birbilon, Çami më i ndyrë në botë, aty në qeli do vinte Eli Fara të ju vizitonte. Ju Fatmir Mediu ke 30 vjet që je futur poshtë Çitjaneve të Sali Non Grada edhe del deputet vetëm me votën tënde, jazëk të qoftë, po të keshë Këllëqe dil në votime vetëm si Parti Republikane e ta shohësh se sa elektorat ke, b/q burrë.

    Përgjigju
  • Ca bohet: 30/11/2023 12:36

    Po ti mer zotri, perfaqsoje shtetin, apo ishe privat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë