'Për Shkëlzenin' dëshmon inxhinierja në GJKKO për Gërdecin: Erdhi një fax nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes

'Për Shkëlzenin' dëshmon inxhinierja në GJKKO për Gërdecin: Erdhi një fax nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes

Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha

Ish-punonjësja e ministrisë së mbrojtjes Anila Lala (Gjergji) pranoi në gjykatë në procesin për tragjedinë e Gërdecit, se faksi i Aldo Bumçit në vitin 2007 me shënimin “për Shkelzen Berishën”, kishte mbërritur në atë formë në Ministrinë e Mbrojtjes. 

“Ne kishim disa fakse, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Në faksin nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për ministrinë e mbrojtjes, shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”- tha Anila Lala (Gjergji).

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i pranishëm në seancë ku bëri edhe një deklaratë të gjatë, ndërhyri ndaj dëshmitares duke e pyetur në lidhje me faksin.

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni faksin *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Pyetjeve të ish-ministrit, dëshmitarja iu përgjigj në mënyrë mohuese, ndërkohë Mediu, foli për dokumentin edhe pas seancës.

“Nuk kam qenë në dijeni të dokumentit, ka ardhur një ditë pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, nuk kam asnjë raport me zotin Berisha për këtë çështje”- tha Mediu.

Ish-ministri i cili mori pjesë për herë të parë në gjyq, u përball edhe me një tjetër dëshmitar. Viktor Përshqeta, ish-Oficer Armatimi foli për me urdhërin numër 20-44, të cilin ia ka lexuar Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar dokumentin.

“Ka patur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 te urdhërit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhërin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu”- u shpreh Pwrshqeta.

I pyetur nga avokati i Mediut, pse thoni se shefi është Mediu? Dëshmitari u përgjigj duke thënë se në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me fjalën ‘Gjeneral’.”

Në seancë dëshmoi edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Ardian Mullai, që pranoi se në marrëveshjen e firmosur me kompaninë SAC, nuk përmendej nënkontraktori i saj Alba Demil, pasi kjo kompani figuronte në asnjë shkresë.


Lajmi kryesor:

'Gërdeci', dëshmon ish-ministri Mediu: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin! Për familjarët përgjegjës shteti, s'kam forcë ta zhbëj atë që ndodhi


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë