Avokati mbrojtës i Selimit tha se është shqetësuese paaftësia e Prokurorisë së Specializuar për të bërë dallimin ndërmjet pretendimeve dhe provave.

“Paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave, është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor, sa është edhe befasuese. Por edhe paaftësia për të trajtuar pikat e tjera që janë ngritur në lidhje me NPK-në theksojnë mungesën e qartësisë dhe besimit që ka vetë Prokuroria në argumentet e veta”, tha Geoffrey Roberts.

Ai shtoi se trupi gjykues nuk duhet të bazohet në provat e paraqitura nga Prokuroria, duke shtuar se kjo e fundit nuk mund të vërtetojë fajësinë e klientit të tij.

Rexhep Selimi të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij”, tha Roberts duke mbyllur fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Hagë, pritet fjala e 4 ish-krerëve të UÇK-së! Avokatët mbrojtës kërkojnë pafajësinë: Argumentet e Prokurorisë, thërrime thashethemesh