
Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjyqi për masakrën e Gërdecit, me argumentin se nuk i pranon kërkesat e tyre me shkrim.
Krahas kërkesës për përjashtimin e Gjokës, mbrojtja e Mediut kërkoi edhe ndërprerjen e procesit deri në marrjen e një vendimi.
“Kërkesa juaj nuk është shkak për ndërprerjen e procesit”, tha Irena Gjoka.
Ardian Visha: Neni 22 i kodit të procedurës penale parashikon ndërprerjen e seancës. Kërkojmë ndërprerjen deri sa te çmohet nëse është e drejtë apo jo kërkesa jonë.
Prokurori Klodian Braho: I kërkoj gjykatës të administrojë prova dy prova te reja që ne i kemi disponuar, shkresa e avokaturës së shtetit si dhe një shkresë tjetër e avokaturës së shtetit, ne të cilën ndodhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut në favor te familjarëve të viktimës si dhe një vendim i gjykatës administrative.
Lajmi kryesor:
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO i bezdisur nga familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen, do mbushte 25 vjeç










