TIRANE-Gjykata ka dënuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës, në lidhje me çështjen e 'Toyota Auris'. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Taulant Balla kërkoi dënimin e Lulzim Bashës pas akuzave, ndërsa kryedemokrati përmes avokatëve pafajësi. Prokurori Agron Gjana në seancën e kaluar kërkoi pushimin e çështjes, pasi sipas tij, Basha ka thënë opinione dhe jo akuza nga foltorja e Kuvendit dhe se nuk ka elementë të veprës penale.
Por gjyqtari i Gjykatës Penale të Tiranës Gerd Hoxha vendosi sot shpalljen fajtor dhe dënimin e Bashës me 50 mijë lekë gjobë. REPORT TV ka siguruar vendimin e plotë të zbardhur nga gjykata, ku theksohet se akuzat e Bashës ndaj Ballës janë të pabazuara dhe se janë bërë me qëllim dëmtimin e imazhit të kryetarit të grupit të PS-së.
Pas vendimit, kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se dënimi i Bashës pikërisht në datën 21 Janar është një ogur i mirë edhe për ndëshkimin e krimit shtetëror të 21 janarit, të 8 viteve më parë ku u vranë katër protestues para Kryeministrisë. Balla e quajti vendimin e sotëm historik ndërkohë që paralajmëroi kreun e PD-së se do të përballet dhe me një padi tjetër, këtë herë civile, ndërsa shuma, shtoi ai do të shkojë për Fondin e Edukimit për të ndërtuar një çerdhe.
“Gjoba, që Gjykata vendosi të ndëshkojë shpifësin Lulzim Basha, në rastin e një gjykimi penal administrohet nga shteti. Në aspektin civil e njoftoj Lulzim Bashën sot, se do të përballet edhe me një padi tjetër, shuma e së cilës do garantojë ndërtimin e një kopshti të mirëfilltë. Sot është data 21 janar dhe le të jetë ky një ogur i mirë për ndëshkimin përfundimtar edhe përsa i përket akuzave qoftë ndaj tij apo Berishës për krimin shtetëror të tetë viteve më parë në bulevardin e Kombit. Ne politikanët duhet të kuptojmë se përpara se të jemi politikanë jemi qytetarë dhe duhet të trajtohemi njëlloj. Ky është një vendim historik për të cilin ne politikanët duhet të reflektojnë gjatë, i pari është Basha që duhet të reflektojë. Sot është shpallur fajtor. Do i kërkoja Bashës që të heqin dorë nga kjo politikë bajate. Drejtësia e re ka filluar që të japë efektet e para dhe kam besim që do të hetojë sikur duhet krimin e 21 janarit dhe do të jetë gjykata si institucion i pastruar dhe që i ka kaluar procesin e vettingut që do të japë vendimet e merituara për fajtorët e 21 janarit. Le të jetë ky një vendim i parë, që të shërojë politikën nga çështjet e shpifjeve. Të jeni të sigurt që 21 janari do të hetohet dhe përgjegjësit do të hetohen” tha ai.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Bashës dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i PD, i sapo zgjedhur, kundërshtoi vendimin dhe paralajmëroi ankimim në Gjykatën e Apelit. Sipas tij, gjyqtarët morën një vendim të padrejtë në kushtet e presionit të Vettingut. Ai e quajti qesharak vendimin kur tha se Gjykata asgjësoi Prokurorinë kur nuk iu referua hetimeve të organit të akuzës, por mori për bazë Policisë së Shtetit sipas të cilës Balla nuk ka lidhje me 3.4 mln eurot e gjetura në automjetet e ardhura nga Belgjika në Portin e Durrësit. "Kemi prej tre vitesh që i kemi provuar cdo ditë qytetarëve që qëllimi i qeverisë është kapja e sistemit të drejtësisë. Ky vendim e tregoi. Nën presionin e Vettingut, Gjykata dha një vendim që bën të qeshë këdo. Ky është vendimi, Gjykata ka asgjësuar Prokurorinë me Policinë e Taulant Ballës për eurot e gjetura. Gjykata tentoi në kundërshtim flagrant të tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit që informonin opozitën për veprimtari kriminale të kësaj qeverie. Drejtësia 100% e kapur nga Edi Rama dënon denoncuesin dhe jo të denoncuarin. Njësoj si me Saimir Tahirin. Ne nuk jemi dakord me vendimin e Gjykatës, do ta ankimojmë. Prova që lidh Ballën me 3.4 mln euro, është e njëjta provë që lidh Saimir Tahirin me trafikun e drogës. Ky vendim i sotëm është qesharak. Ka folur Policia e Shtetit, tha gjyqtari dhe Taulant Balla nuk ka lidhje me këtë çështje. Ky është asgjësim i Prokurorisë", tha Bardhi.
3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.
( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të dënimit të Lulzim Bashës për shpifje ndaj Taulant Ballës
Ne se denancimi i Bashes ,eshte i pa sakt;e meriton denimin.Denimi eshte ,denim nga drejtesia,pamvarsisht 5 apo 500 lek.Gjykata te denoj pa hezitim,cilindo qe shpif.
PërgjigjuPo nuk u rrëzua Byroja politike nuk do të ketë drjtësi,do të vazhdohet dhe do të dënohen akoma për pakot e "kafesë".Turp per faqe të zezë.
PërgjigjuVendim Qesharak ke Shume te drejt mor djale. Por edhe per 21 janarin s'eshte denuar kaq Shume.
PërgjigjuBasha shpifes i faktuar me vendim gjykate te formes se prere. Drejtesia po fillon te funksionoje.
Përgjigju..dhe kush eshte vendimi i dënimit:- nje javë me pushime në Bahámes, se tani jemi mësuar me këto lojra ?!
PërgjigjuPo pse lazri me keto vendime do kaloje vetingun ahahahahahah
PërgjigjuJu lumte! Po ben Basha si te doje, thote cfare te doje dhe shpif si I do qejfi. Iku koha e Berrishes,
Përgjigju