Në seancën e hapur që mbahet në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë” Gentian Sharra thotë se Nuredin Dumani po intrigon pasi ai vetë ka qenë një biznesmen me 13 aktivitete tregtare dhe nuk kishte pse të vidhte.
Gentian Sharra: Nga 2012 e sot marr tendera dhe vazhdoj edhe sot. Tani i ka sekuestruar prokuroria. Jam taksapagues i rregullt. Kam pasur 13 biznese. Bar restorant, lloto, servis, pikë shumice. Në kohën kur zotëria thotë kemi bërë vjedhje bashkë unë kisha 13 biznese.
![]()
Dumanin une e kam takuar tek lokali im. E kam njohur për njeri të sëmurë. Vëllai i këtij vinte e bënte biseda me Talo Celën.
Unë nuk e di nga i monton këto intriga Nuredin Dumani e duke më veshur një imazh negativ.
Në 2017, nëse shikoni deklarimet tek Tatim Taksat në Elbasan unë kisha 2 miliard e 430 mln lekë. Kisha 200 mln lekë divident.
A ka logjikë që Gentian Sharra të shkonte në Berat të vidhte 2000 pound?
Avokati: A keni dashur ndonjëherë të vrisni Gentian Sharrën?
Dumani: Avokat, do shkojmë tek 2020-ta. Prit se jemi edhe më herët.
Avokati: A keni dashur ndonjëherë?
Dumani: Po të kisha dashur nuk do të ishte aty në kafaz.
Lajmi kryesor:
Nuredin Dumani dëshmon në gjyq grabitjen e banesës së dhëndrit të Agron Dukës: Më thanë se ishin 500 mijë euro! Tek argjendaria u vodhën 8.3 kg ar! Avokatja: Më kërcënoi
S.G/Shqiptarja.com
