Gjyqi Prifti-Beqiraj
asnjë dëshmi në gjyq
Mbi 100 persona të pyetur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen Prifti-Beqiri, asnjëri prej tyre nuk do paraqitet për të dëshmuar.Prokuroria ka hequr dorë nga të gjithë dëshmitarët, duke e bazuar akuzën vetëm tek provat materiale. Ndërsa avokatët kërkuar thirjen si dëshmitarë të 12 personave.
TIRANE- Hapet procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-zv/ministrit Leonard Beqiri. Në seancën e djeshme prokurori i çështjes Bujar Sheshi, lexoi kërkesën për gjykim duke pretenduar se dy të pandehurit kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit për shkak se monedha që shfaqet në video është në euro dhe jo në lek, gjë e cila sipas tij rëzon alibinë e të pandehurve se ndarja e parave është diçka private dhe aspak korruptive. Më tej prokurori Sheshi, nënvizoi se janë marrë në pyetje mbi 100 persona dhe se asnjëri prej tyre nuk do të thiret si dëshmitar, për shkak se nuk kanë treguar rrethana lidhur me ndodhjen e kësaj vepre penale. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore prokurori pretendoi se provat e vetme për marjen si të pandehur të Leonard Beqirit dhe Dritan Priftit, janë tre aktet e ekspertimit të kryer në Amerikë, Angli si dhe në Shqipëri, video-përgjimi prej disa munuta si dhe disa CD. Ndërkohë që në argumentat e dhënë para trupit gjykues, përfaqësuesi i prokurorisë bëri me dije se dhe vetë biseda nuk është zyrtare, por një bisedë tepër e çregullt duke përmendur emra të ndryshëm, madje dhe qartësuar edhe shumat që i janë dhënë personave të tjerë, si në rastin konkret shtetasit me emrin Ilir dhe Rezarta. Për të faktuar korrupsionin, prokuroria ka pyetur mbi 10 shtetas me emrin Ilir, të cilët janë gjendur në celularin e të pandehurve, por në fakt asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të ketë marrë shuma financiare nga të pandehurit Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri.
KERKESAT E AVOKATEVEDy avokatët mbrojtës i kanë kërkuar fillimisht gjykatës thirjen si dëshmitarë të 13 personave të cilët janë pyetur nga prokuroria, por që në fakt kjo e fundit ka hequr dorë nga pyetja e tyre. Pas kësaj kërkese avokatët kanë kërkuar përjashtimin e dëshmitarit të 13, shtetasit Adrian Dauti duke bërë që lista e dëshmitarëve që do paraqiten në sallën e gjyqit të jetë me 12 persona. Pjesa më e madhe e këtyre mësohet se kanë qënë dhe vashdojnë të jenë me funksione drejtuese pranë Ministrisë së Ekonomisë. Ndërkohë që gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, dy avokatët kërkuan papërdorshëmrinë e video-përgjimit mes Priftit dhe Beqiraj, duke e konsideruar atë se është marrë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
KERKESA PER GJYKIM“Nga përmbajtja e këtij regjistrimi del se të pandehurit e mësipërm kanë zhvilluar biseda për përfitime financiare të parregullta që vijnë nga ushtrimi i funksioneve të tyre publike. Sipas këtij regjistrimi, ata kanë ndarë ndërmjet tyre një shumë prej 69 mijë eurosh” tha prokurori, duke vijuar se nga hetimet e zhvilluara për këtë çështje penale ka rezultuar e provuar se të pandehurit Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri për shkak të funksioneve të tyre shtetërore, kanë marrë shpërblime të pamerituara në shumën 69 mijë euro, të cilat i kanë ndarë midis tyre. “Kjo vërtetohet qartë nga pamjet dhe përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes dy të pandehurve”-nënëvizoi prokurori i çështjes.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49%
-
Frikë se humbin
42.4%
-
Arsye të tjera
8.6%
Vota total: 547
Lajme të tjera
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi
29 Mars, 07:27
-
Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
29 Mars, 07:18
-
Mund të takoni dikë të ri që do t'ua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, shenjat me fat në dashuri sot
29 Mars, 07:14
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
29 Mars, 06:59
-
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
28 Mars, 22:54
-
Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb
28 Mars, 22:33
-
Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës
28 Mars, 22:17
-
Shiste me çmim të lartë armët e cilësisë së ulët, arrestohet kreu i departamentit detar të gardës ruse
28 Mars, 22:00
-
14 kandidatë të PD-së në zgjedhjet e 14 majit, Logu: Të tërhequrit nuk e panë me vend kandidimin! Meçe: Maskaradë e Berishës! Caca: Grupimi i Alibeajt ka kapitulluar
28 Mars, 21:40
-
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër në lagjen Guerile, plumbi rikoshet kap një banesë
28 Mars, 21:35
-
Banorëve iu tregohet sulmi ndaj Top Channel! Luizi: Nëse fitoj, do ndihmoj familjen e Pal Kolës! Arbana: Vendosni ju, nëse do e vazhdoni lojën ose jo
28 Mars, 21:30
-
Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis! Disa persona të shoqëruar
28 Mars, 21:30