Gjyqi që presim për trafikantin Sali

Gjyqi që presim për trafikantin Sali

Berisha dhe Malltezi

Në këtë historinë e trafikantit Sali janë të ngjeshura shumë ngjarje, më tepër nga ç’duhet për ta çuar Saliun në bangon e të akuzuarit për krimin e trafikut të drejtpërdrejtë ose përmes influencës, por prokuroria na paska “qepur” vetëm njërën, atë të privatizimit të pronave të ushtrisë, ku shtrihej një nga klubet më të mëdha sportive, Partizanit.

Natyrisht që është shumë shqetësuese dhe sjell trishtim t’ju vënë nën akuzë për korrupsion, por edhe më trishtuese është t’ju cilësojnë trafikant! Kjo sepse me këtë emërtim quhen e njihen ata persona të botës së krimit që trafikojnë sende, mallra, qenje njerëzore, por sidomos helmin drogë. “Bamirësitë” në pushtet Saliu nuk i quan trafik, pjesërisht prej kulturës politike, por sidomos sepse ai i ka parë ato të ushtrohen normalisht të trashëguara prej periudhave të Perandorisë Otomane e deri tek paraardhësi në pushtet.

Nga maji i vitit 2021, kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Sali Berishën person nongrata për “Akte korrupsioni që minojnë demokracinë”, ish-kryeministri ka theksuar pareshtur se ai dhe familjarët e tij asnjëherë nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike, si dhe nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër; nuk ka asnjë provë, asnjë për be! Më tej Berisha i hakërrohet sekretarit të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken që të bëjë publike çdo fakt e dokument që administrata e ShBA zotëron e disponon për të argumentuar korrupsionin. Të njëjtin qendrim mban edhe ndaj ministrit të Jashtëm Britanik, që pak kohë më vonë e ka cilësuar si dhe SHBA, “Të padëshirueshëm”.

E gjithë kjo konsiderohet prej tij si gjueti politike kundërshtarësh. Mund të merret me mend se pas kësaj shantazhisti Sali nuk i njeh organet e sistemit të drejtësisë, gjykatë e prokurori. SPAK-un, si strukturë të posaçme të antikorrupsionit, e trajton si instrument të Edi Rames. Ai betohet se nuk do ta kalojë kurrë pragun e sallës ku duhet të dëshmojë se si mundi ta vërë gjithë shtetin në dispozicion të dhëndërrit? Me një fjalë, si t’ja bëjmë hallit me të tillë njerëz që nuk njohin pushtet tjetër përpos atij të vetes e fisit perrreth, janë si të thuash imunë?!

Hordhia e ndjeksve, deputetë, ish deputetë, ish ministra, ish shefa policie, dogane, tatimesh… të pasuruar prej tij, që jetojnë në mirëqenje prej bamirësit të madh Sali, të dhjamosur, me poste, me leje hidrocentralesh (leje që më pas shiteshin), me leje kioska universitete, me poste lakejsh, poste lolosh oborri, me fëmijet që po arsimohen në universitetet më të shtrenja franceze e britanike, janë në rrethanat kur idhulli i tyre rrezikohet. Ata, rreshtuar në mbrojtje, po hidhen degë më degë, jo për trafikimin e pushtetit, duke vënë gjithë aparatin shtetëror në shërbim të rregullimit të ca ligjeve që u bënë enkas për të favorizuar familjen e tij, por me procedurën nëse ky duhet shpallur i pandehur?

Të indinjuar, gjithë dihatje e turfullime, me zë të fortë si Muli apo me zë të ngjirur si NashoStrazët, afërmendsh, që duke mbrojtur moralin e pistë të shefit të tyre, që shfaq në çdo të ashtuquajtur ‘Konference shtypi”, me gazetarët e familjes, shpresojnë ta ndihmojnë të pastrojë baltën…Dhe kundërshtojnë, dhe kërcënojnë, dhe-ruajna zot-betohen se do rrëzojnë regjimin e Ramës me çdo mjet…hahaha, sa qesharak duken kur thonë se do rrëzojnë sistemin përmes zgjedhjeve të lira, të ardhurit në pushtet përmes votës!

Meqë ne jetojmë në një vend të lirë, atyre u lejohet të flasin lirisht, të bëjnë thirrje për protesta që bota si ka parë kurrë, i bëjnë thirrje rinisë që t’i mbështesin e të zgjedhin profesionin e tyre si karierë për një pasurim të shpejtë. Një gjë dihet me siguri, sepse është vërtetuar plotësisht, dhe kjo gjë është po ajo xhaketë e vjetër fshatari, që mbetet pas çdo proteste e pandryshuar! Ato që ndryshojnë janë kostumet dhe posaçërisht shamizat me ngjyra në xhepin e epërm të jashtëm të xhaketave fringo të ustallarëve populist, që ndërrohen pas çdo palë proteste.

E kush do të besonte se çelësi i vilës disa milionë eurosh në bllokun e udhëheqsave të rinj në Lalëz, sot do ndodheshin në sirtarin e zyrës se prokurorëve që kanë ushtruar sekuestron?! Mirëpo u bë realitet, ashtu siç shihet se Shqipëria po është gjithnjë e më shumë Evropë, ku për një dukuri të tillë po jep ndihmesën e vet sistemi i reformuar i drejtësië. Popullit, jam i bindur se si prokuroria ashtu dhe gjykata, do i japin një gjyq shëmbullor, që do mbetet në historinë e jurisprudencës si pikë referimi dhe leksion për studentët.

Është edhe dikush tjetër që nuk e kupton apo nuk do ta kuptojë seriozitetin e situatës, që ndonëse s’ka ndierë asnjë fare pëndese për ortakërinë e qelbësirave, në vend që të heshti, bën gam-gam kundër ramaforma, siç i pëlqen ta quajë. Koha flet për Shqipërinë, kemi durim, do presim e do shohim se si do i paguajnë pislliqet në kurriz të pasurisë publike dhe popullit!

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar