TIRANE- Një sipërfaqe prej mbi 16 mijë metra katror, ku një pjesë e së cilës shfrytëzohet nga Teqeja e Kulmakut në malin e Tomorit, i ka dalë pronari i cili kërkon nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, që t’i lirojë dhe dorëzojë sipërfaqen e tokës.

Shtetasi Myrteza Salillari, pretendon se sipërfaqja që tashmë është kullotë dhe që mes saj, shtrihet dhe rruga që të çon në Teqenë e Kulmakut, është në pronësi të tij. Nisur nga këto rrethana, ai në rrugë private ka kërkuar nga titullarët e bektashianë ti dorëzojnë pronën e tij dhe të mbyllin rrugën, që shfrytëzohet nga shumë besimtarë dhe predikues të kësaj teqeje, që ndodhet në malin e Tomorit.