Javën e kaluar Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi publikoi një iniciativë të qeverisë lidhur me reformën e sistemit të drejtësisë, ku midis të tjerash propozohej ngritja e rrogës së gjyqtarëve si një mjet për të ulur korrupsionin në gjykata. Propozimi për një sektor kaq të rëndësishëm të një shteti u la disi në heshtje duke qënë se, siç ndodh rëndom, vëmendja e publikut dhe e komentatorëve mediatikë u fokusua nëpër gjëra ca më bombastike. Sidoqoftë, propozimi i Ministrit meriton të diskutohet në detaj, veçanërisht për faktin se vjen shumë pak kohë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Së pari duhet theksuar se korrupsioni në drejtësi është një fenomen thuajse global, dhe si rrjedhim edhe praktikat e mira për përballjen me të nuk mungojnë. Respektivisht nuk mungojnë as studimet e hollësishme lidhur me shkaqet e niveleve të larta të korrupsionit, të cilat pak a shumë janë të ngjashme në të gjithë vendet që preken prej fenomenit dhe Shqipëria nuk bën përjashtim.
Në të tilla studime (Banka Botërore, UNDP, OSCE etj.) vihet re se ndër shkaqet kryesore të korrupsionit në sistemin gjyqësor numërohen rëndom influenca (presioni) e politikës dhe ekzekutivit mbi gjyqësorin, boshllëqet në legjislacion sa i përket fuqive diskrecionare të gjyqtarëve apo dobësitë në sistemet monitoruese e mbikqyrëse të punës së gjykatave, kultura e pandëshkueshmërisë për individë të veshur me pushtet e para, favoritizëm përkundrejt ekzekutivit, mungesa e transparencës dhe raportimit lidhur me veprimtarinë e ditëpërditshme të gjykatave, akses i mangët i publikut në dokumentacionin gjyqësor, vonesat e pajustifikuara në trajtimin/gjykimin e çështjeve, e kështu me rradhë. Po ashtu studimet shumë pak herë raportojnë si shkak të korrupsionit në gjyqësor nivelin e ulët të pagave, qoftë kjo në vende të botës së tretë apo në vende tranzicionalë si Shqipëria.
Së dyti, duhet thënë e pranuar se perceptimi që publiku shqiptar ka për gjyqësorin është tejet negativ, dhe prej vitesh kjo degë e shtetit konsiderohet si më e korruptuara. Shqiptarët që janë përballuar qoftë edhe një herë të vetme me sistemin e drejtësisë dinë të të thonë se thuajse gjithmonë kanë paguar para, edhe kur e drejta ka qënë qartazi në anën e tyre; dinë të të thonë se gjyqtarët, prokurorët e avokatët janë të mirëlidhur me një rrjetë të ndërlikuar favoresh, mirëkuptimi e interesi që shkon shumë më lart sesa kompetencat që u lejon ligji dhe që kanë krijuar një konglomerat sistemik thuajse të paprekshëm; dhe dinë të të thonë se përfaqësuesit e këtij sistemi janë pasuruar në nivele gati të paperceptueshme për publikun e gjerë, nivele të cilat mund të kuptohen me sy të lirë duke parë standartin dhe stilin e jetesës të përfaqësuesëve të gjyqësorit. Me shumë të drejtë, një nga batutat që qarkullon rëndom mes shqiptarëve është se gjyqtarët nuk i pyet askush se sa e kanë rrogën, pavarësisht se kurioziteti për pagesën është ndër sported e preferuara të popullit tonë.
Si rrjedhim, propozimi i Ministrit të Drejtësisë për të rritur rrogat e gjyqtarëve është teknikisht minimalist dhe deri diku qesharak; të besosh se një rritje rroge me 20.000 apo 30.000 lekë në muaj do të incentivojë gjyqtarët që të korruptohen më pak është gati kalamaleske, duke konsideruar që shifrat që dëgjohen nga njerëzit që kanë “mbyllur” çështjet në gjykatë janë shumë herë më të larta se edhe gjithë rroga mujore apo dhe vjetore e një gjyqtari.
Në këtë ekuacion gjithashtu duhet faktorizuar edhe që gjyqtarët nën zë pranojnë se kanë paguar shifra astronomike për të marrë e ruajtur vendet që kanë apo për t’u promovuar nëpër vende ‘më të mira’. Po ashtu, të propozosh rritje të rrogave të një grupi njerëzish që shikohen nga popullësia si tejet të korruptuar është edhe një tallje e hapur me ndjenjat e shqiptarëve të cilët e kanë provuar mbi kurriz makutërinë e gjyqësorit, dhe në vend që këta njerëz të ndëshkohen për pangopësinë e tyre, qeveria zgjedh t’i shpërblejë duke u rritur rrogat.
Me këtë logjikë në mendje, qeveria i bie të fillojë një fushatë të rritjes së rrogave në të gjithë sektorët e administratës publike që janë të prekur gjerësisht nga korrupsioni, duke futur këtu doganat, administratët tatimore, sistemin e shëndetësisë, policinë etj., ndonëse kjo do ishte tejet e palogjikshme, financiarisht e papërballueshme dhe sigurisht e paefektshme.
Lufta me korrupsionin e sistemit të drejtësisë sigurisht që duhet të jetë shumëfaqëshe e të përfshijë iniciativa për të rritur ndërgjegjësimin, zërin dhe denoncimet e publikut në lidhje me gjyqtarët e korruptuar, krijimin e mekanizmave brenda dhe jashtë gjyqësorit për të monitoruar e identifikuar abuzimet korruptive, strukturimin dhe mirëfunksionimin e sistemeve të karrierës gjyqësore për të ulur varësinë nga politika dhe ekzekutivi, përgatitjen dhe zbatimin real të kodeve të etikës gjyqësore, dhe rritje të transparencës së veprimtarisë gjyqësore në përgjithësi.
Në këtë perspektivë, nisma e Ministrit të Drejtësisë më shumë tingëllon si një shashkë mediatike me sfond elektoral që sigurisht nuk impresionon gjyqtarët (të cilët me shumë gjasa kanë harruar që marrin rrogë) e aq më pak shqiptarët e thjeshtë të cilët e kanë provuar mbi kurriz (e veçanërisht në xhep) se sa e padrejtë është drejtësia në këtë vend, e që nuk kanë asnjë dëshirë që të paguajnë edhe ca më tepër për të marrë të njëjtin shërbim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com