Prokuroria për Krime të Rënda ankimon vendimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe tre bashkëpunëtorët e tij.

Sipas prokurorisë, vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda është i pabazuar në ligj dhe për këtë fakt, kërkohet nga Gjykata e Apelit të caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat.

Gjithashtu, mësohet se ankimi është bërë edhe nga avokatët e të dyshuarve, me argumentimin se prokuroria nuk ka prova që implikon të arrestuarit për akuzën e korrupsionit.

Sipas prokurorisë, gjyqtari Ibrahim Hoxha kishte kërkuar 6 milionw lekë të vjetra nga ndërmjetësi Nevruz Gajda që tia marr palës që po gjykonte Denis Jazexhiu.

Për marrjen dhe dorëzimin e parave, gjyqtari Hoxha kishte dërguar djalin, ku edhe u arrestuan në momentin që ai mori lekët nga ndërmjetësi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)