Gjyqtari i 17-katëshit prenotoi
shtëpi dhe garazh te "Gener 2"

Gjyqtari i 17-katëshit prenotoi<br />shtëpi dhe garazh te
Bashkia e Tiranës ka denoncuar sot një tjetër gjyqtar në konflikt interesi në procesin gjyqësor që kjo Bashki ka me kompaninë "Gener 2" e cila po ndërton kompleksin te diga e liqenit artificial, mes të cilave edhe një pallat 17 kate. 

Në një njoftim për shtyp, Drejtoresha e Pergjithshme e Komunikimit dhe Marredhenive me Publikun, Erka Mato, theksoi se, pas gjyqtares, Enkelejda Metaliaj (Softa), edhe gjyqtari Arjan Qafa është në konflikt interesi, madje ky i fundit është i skeduar si klient i firmës "Gener 2",  pasi ka prenotuar apartament dhe garazh.

gjyqtari Arjan Qafa
(Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa)

"Prej ditësh, në media kanë qarkulluar fakte dhe informacione që vërtetojnë se kjo trupë gjyqtarësh, e përbërë nga Arjan Qafa, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Alkelina Gazidede, është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë. Përmes një deklarate për shtyp, Bashkia e Tiranës thekson se  të tjera fakte tronditëse po dalin dita ditës. Tashmë, është fakt se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerin e kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi. Gjyqtarja Alkelina Gazidede prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse e është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse. Por, rasti më i rëndë dhe që ulëret më shumë është ai i gjyqtarit Arjan Qafa", u shpreh Mato.

Bashkia e Tiranës sqaron gjithashtu se ''gjyqtari Qafa është në konflikt interesi pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.''

"Bashkia e Tiranës denoncon para opinionit publik gjithë këtë aferë se gjyqi që do të zhvillohet nesër është i montuar sepse dy kushërinj dhe partner të kompanisë “Gener 2” do të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës. Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq", thuhet në reagimin e Bashkisë.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar