Gjyqtari liron Shullazin në
zyrën e tij: Nuk kishte armë
Nga ambjentet e zyrës dhe jo në sallë, gjyqtari Martin Deda ka liruar Emiljano Shullazin nga akuza e armëmbajtjes pa lejë dhe dënuar shokun e tij Gilmando Dani me 1 vit burg. Në pasditen e djeshme, Shullazi ka lënë qelinë e burgut 302, ndërsa prokuroria tha se shumë shpejt do e apelojë vendimin.
Emiljano Shullazi, ka mundur tia hedhë më së miri drejtësisë edhe një herë tjetër, duke arritur të manipulojë dëshmitë e policave e të lirohet nga ambjentet e burgut 302 në Tiranë. Ndërkohë që për sa i përket të pandehurit tjetër, shokut të Shullazit, Gilmando Dani, ky i fundit ska mundur të kalojë derën e burgut për shkak se gjykata e ka dënuar me 1 vit burg, jo për akuzën e ngritur nga prokuroria për "Mos kallëzimit të krimit" por për "Armë mbajtjes pa lejë". Nga ambjentet e zyrës së tij, gjyqtari i çështjes Martin Deda ka dhënë vendimin duke nxjerë të pafajshëm Emiljano Shullazin dhe dënuar shokun e tij Gilmando Dani. Mësohet se në vendim gjyqtari i është referuar dëshmive të dhëna në gjykatë të policave si dhe vëllait të të pandehurit Gilmando Dani, i cili në njërën nga seancat, ka pohuar se i kishte parë të vëllait një pistoletë, teksa ai dilte nga ambjentet e shtëpisë. Në dëshminë e tij, vëllai i Gilmando Danit sqaron se "I kam thënë vëllait pse e mban me vete këtë armë, ndërsa ai më është përgjigjur se e mbante për shkak se i ka shpëtuar një atentati mafioz dhe se ishte i kërcënuar për jetën. Pas kësaj bisede Gilmando është larguar nga banesa së bashku me armën që kishte me vete". Duke ju referuar kësaj dëshmie, por edhe thënieve të ndryshuara nga dy efektivë policie me inicilatet F. S. dhe E.M. të cilët kanë bërë arrestimin e dy të pandehurve, gjykata vendosi të pushojë akuzën për Shullazin dhe të shpallë të pafajshëm atë, ndërsa për Danin vendosi të zëvendësojë akuzën nga "Mos kallëzim krimi" në "Armë mbajtje pa lejë".
DY POLICET NE HETIM Punonjësit e policisë F.S. dhe E. M., të cilët në dëshmitë të tyre përpara gjykatës kanë dëshmuar për rrethana të ndryshme nga ato që kanë deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore dhe përpara prokurorit, rrethana të ndryshme nga ato të pasqyruara në aktin e procesverbalit të kapjes në flagrancë, kanë konsumuar elementët e veprës penale të "Dëshmisë së Rreme" parashikuar nga neni 306 i K. Penal dhe do të merren në përgjegjësi penale. Në dëshminë e tyre përpara gjykatës ata kanë deklaruar rrethana të ndryshme për ngjarjen nga sa kanë dhënë në deklarimet e tyre përpara oficerit të policisë gjyqësore dhe përpara prokurorit, ku ata shpjegonin me hollësi se armën pistoletë të tipit "GLOCK" e ka nxjerrë nga brezi shtetasi Emiljano Shullazi, i cili në atë moment e ka hedhur sipër kofanos se një makinë. Nga ana e prokurorisë këto dëshmi janë kundërshtuar duke kërkuar leximin e deklarimeve të tyre të bëra përpara oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit, deklarime këto që lidhen me prova të tjera të papërsëritshme (pr.kapjes në flagrancë) që gjenden në fashikullin gjyqësor dhe që konfirmojnë vërtetësinë e tyre. Kundërshtime, të cilat nuk janë pranuar nga ana e gjykatës.
APELIMI I VENDIMITProkuroria e Tiranës shprehet se pas marjes së vendimit të zbardhur do i drejtohet gjykatës së apelit, ku do i kërkojë kësaj të fundit prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të masave të dënimit të kërkuar prej saj. Në pretencën e organit të akuzës, u kërkua dënimi me 4 vjet heqje lirie të të pandehurit Emiljano Shullazi dhe me 1.6 vite burg për shokun e tij Gilmando Dani. Ky i fundit që në momentin e arrestimit ka pretenduar se arma tip "Glock" ka qënë e tija dhe jo e Shullazit. Mirëpo këto dëshmi janë rëzuar gjatë fazës hetimore, nga deklarimet e policëve që më pas bënë dhe ndryshimin e dhënieve në seancën gjyqësore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.1%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19