"Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtarë i kolegjit të apelimi".

Është kjo kërkesa e paraqitur nga gjyqtari Luan Daci, i cili është vënë në hetim nga SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë.

Daci është anëtari i 7-të i KPA dhe të dielën Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i komunikoi atij masën e pezullimit nga detyra.

Fillimisht Daci dërgoi raport mjekësorë me argumentin se ishte i sëmurë, por më pas ai u paraqit në seancë pasi gjykata i vuri kusht të ishte i pranishëm.

Pas apelimit, gjykata ka 10 ditë afat të shprehëset me vendim nëse do të lërë në fuqi pezullimin apo do të pranojë kërkesën e Dacit për ta rikthyer në detyrë.