Futi KPA-në në ngërç, zbardhet dosja e gjyqtarit! Dy momentet kur Luan Daci gënjeu Kuvendin dhe Avokatin e Popullit

Pezullimi i Luan Dacit fut në ngërç funksionimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi mbetet me 6 anëtar dhe kjo e bën të pamundur vendimmarrjen. Ligji parashikon zëvendësimin nga dy anëtarë zëvendësues të përzgjedhur më herët nga parlamenti.

Anëtaret zëvendësuese janë Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi, njëra prej të cilave do të zgjidhet për të zëvendësuar gjyqtarin Dacin, ndaj të cilit SPAK ka nisur hetimet për fshehje të një shkarkimi në të kaluarën për paaftësi.

Në rast se Apeli do të lërë në fuqi pezullimin e Dacit, javën e ardhshme kolegji nis procedurën e zëvendësimit të tij. Por për aq kohë sa Gjykata e Apelit nuk do të shprehet me një vend, zëvendësimi nuk mund të kryhet duke sjellë dhe ngërçin në KPA.

KPA ka 7 anëtar dhe me pezullimin e Luan Dacit shkon në 6 anëtarë që e bën të pamundur vendimmarrjen si në dhomën e këshillimi apo seancë publike pasi mund të kemi një votim barazim 3 ne 3 dhe do të bllokonte çdo vendim

Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi do të përzgjidhen me short se kush do të jetë anëtarja e re zëvendësuese, një procedurë e vendosur me ligj pikërisht për të mos bllokuara këtë institucion të shkallës së dytë të vettingut.

1590399645_tasi.jpg

Luan Daci, Mimoza Tasi dhe Etleva Papleka

Dy anëtaret zëvendësuese janë përzgjedhur nga parlamenti që në vitin 2017 dhe qëndrojnë në pritje në rast se duhet të zëvendësojnë ndonjë nga anëtarët e KPA dhe në rastin konkret është Luan Daci.

Kjo situatë ka sjell mjaft tensione në strukturat e gjyqësorit dhe shkallën e vettingut, ku situata me Luan Dacin ka ngritur pikëpyetje të mëdha. Megjithatë ndaj tij SPAK ka të gjitha provat se rezulton se në kushtet e përzgjedhjes ai nuk i ka plotësuar ato dhe nuk ka bërë një dokumentacion korrekt,  gjithashtu edhe në komisionin e pyetur nga Vasilika Hysi për mënyrën se si është larguar nga sistemi i drejtësisë, Daci ka thënë se është larguar me dorëheqje, por një vendim i KLD ai është shkarkuar dhe kjo është dhe një nga provat e SPAK. Pra Daci ka fshehur shkarkimin nga detyra 23 vite më parë si dhe duke gënjyer Avokatin e Popullit dhe Komisionin Ad Hoc në Kuvend.

"Vasilika Hysi: Në 1997 jeni larguar, keni ikur apo ju kanë hequr? Luan Daci: Unë kam ikur më dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim", është shprehur daci në komisionin ad-hock për  përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit.

Në 1997  Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur “Zoti Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë”, por kjo është mohuar nga Daci në shkresën dërguar Avokatit të Popullit në 2017 ku deklaron se  “ndaj meje nuk është marrë masë disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit”.

( Kliko këtu ) Kallëzimi i plotë i Besnik Canit për Luan Dacin

Pse u pezullua nga detyra Luan Daci? Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është pezulluar dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në  gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Për avokatin e tij gjyqtari nuk ka bërë vepër penale, Avokati Jordan Daci shprehet se ligjërisht nuk kishte asnjë detyrim dhe se do të ankimojnë vendimin.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/05/2020 01:41

    Ka raste kur nje person qe rrezikon te pushohet dhe qe I eshte bere I ditur ky fakt mund te zgjedhe te beje doreheqje qe te mos I prishet rezymeja ,por kjo varet ne se pune-dhenesi eshte dakord.Ne nje rast te tille nuk mund te kerkosh asistence,pasi je vete-larguar,kurse kur pushohesh merr asistence deri sa te gjesh pune.Nuk e di,ndoshta z.DACI mund te kete dashur te ruante imazhin por nuk ka patur O.K.nga eproret ose kemi te bejme me nje keqkuptim o keqinterpretim mes paleve.

    Përgjigju
  • Mirushja: 25/05/2020 15:51

    Bejini te fala edhe Rezarta Gabes qe tre here e skualifikuan ne komision se nuk plotesonte asnje kusht dhe ne fund e futen aty hajdutshe. Prit drejtesi prej asaj tani. Ardian Hajdari del me ze e figure duke bere korrupsion ne Shkoder me falsifikimet e pensioneve. O Zot sa lemsh e bene kete pune

    Përgjigju
    • Mino: 25/05/2020 16:56

      Po pse ata te KPK mos jane me te mire

  • Kqz: 25/05/2020 12:11

    Legena

    Përgjigju
  • Kqz: 25/05/2020 12:10

    Hajduta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja