TIRANE-Një gjyqtar në Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Vesel Bako ndërroi jetë sot paradite në sallën e gjyqit. Vesel Bako pësoi një para infarkt. Vetë ministri i Drejtësisë Eduard Hlimi udhëtoi drejt Laçit menjëherë sapo mësoi për ngjarjen. Gjyqtari 62 vjecar është dërguar menjëherë në spital por nuk ka arritur të mbijetojë.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të gjyqtarit Bako.
Në një mesazh ngushëllimi Kreu i shtetit vlerëson se largimi i parakohshëm nga jeta i gjyqtarit Vesel Bako është një humbje për familjen dhe Gjykatën e Kurbinit, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për gjyqtarë të ndershëm dhe profesionistë të së drejtës, si Veseli, të përkushtuar ndaj dhënies së drejtësisë, që u qëndrojnë me dinjitet, integritet moral dhe profesional sfidave të mëdha që ka drejtësia", thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com