Gjyqtari Qafa i bleu 'Gener 2'
shtëpi 107 m2 për 40 mijë euro
PDF/Kontrata e Gjyqtarit për shtëpinë

Gjyqtari Qafa i bleu 'Gener 2'<br />shtëpi 107 m2 për 40 mijë euro<br />PDF/Kontrata e Gjyqtarit për shtëpinë
Bashkia e Tiranës vijon betejën e saj kundër trupit Gjykues të cilin e quan të montuar pasi gjyqtarët kanë lidhje të drejtëpërdrejta me  ndërtuesit e firmës Gener 2 që po merret me ndërtimin e 17 katëshit tek diga e liqenit.

Shqiptarja.com siguron kontratën e Gjyqtarit Arjan Qafa që e implikon atë direkt me firmën qe po kryen punimet tek pallati 17 katësh tek diga e liqenit. Qafa ka lidhur kontratë nga 11 Marsi 2010 me 'Gener 2' për shtëpinë ku ai jeton aktualisht që ndodhet në rrugën "Jordan Misja" në kryeqytet midis stacionit të Trenit dhe zonës së 'Don
Boskos'

Në deklaratën e pasurisë së Qafës pranë ILDKPI-së vlera e shtëpisë që ai i ka blerë Gener 2 është vetëm 40 mijë euro për 107.16 metra katror në vitin 2010. Ndërkohë që vlera e tregut për një banesë të tillë është afersisht 1300 euro metri katror, por pavarësisht kësaj Qafa duket se e ka marrë shtëpinë vetëm me koston e ndërtimit: 1 metër katror për 267 euro, pra 5 herë më pak se vlera e tregut.

kontrata pallati 17 katesh te liqeni

dokumentat me logo mazniku pallati 17 katesh

dokumenti rruga jordan misja 17 kateshi gjyqtari

dokumentat me logo mazniku pallati 17 katesh

dokumentat me logo mazniku pallati 17 katesh

dokumentat me logo mazniku pallati 17 katesh

***
Nderkohe më herët në një deklaratë për mediat nënkryetari i Bashkisë  Arbion Mazniku ashtu sikurse kishte paralajmëruar mëngjesin e kësaj të enjteje kryebashkiaku ka bërë publike faktet që implikojnë drejtëpërdrejt gjyqtarin Arjan Qafa me firmën Gener 2
 
"Por, sot po publikojmë fakte të tjera, edhe më tronditëse, të cilat ulërasin se ky gjyq është i montuar dhe kjo trupë gjyqtarësh është e diskretituar, prandaj edhe s’mund ta gjykojë çështjen e pallateve që do të shkatërrojnë Liqenin e Tiranës.Së pari, data e gjyqit është vendosur krejt jashtë afatave normale kohore për këtë shkallë gjyqësori.Së dyti, dy gjyqe i janë dhënë të njëtës trupë mbi të cilën rëndojnë dyshime të arsyeshme – të cilat tashmë janë fakte të qarta - që është palë me ndërtuesin.Së treti, kërkesa jonë e parë për të ndryshuar trupin gjykues, së pari u gjykua në fshehtësi, e në shkelje të plotë të procedurave normale.Së katërti, kërkesa jonë e dytë në dritën e fakteve të reja për lidhjet mes trupit gjykues dhe kompanisë ndërtuese u rrëzua nga gjykata.E së pesti, sërisht sot kemi fakte të reja që ky është një gjyq i monutar, i ndërtuar me kujdes në detaje prej kohësh për të dëmtuar interesat e qytetit, në favor të interesave të pak njerëzve, të ndërtuesit, Saliut, Nishanit, Lulit e me rradhë. Gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”."-tha Mazniku.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi