Durrës, Gjyqtarja e pasur denoncon vjedhjen e shtëpisë! Shpëtime Pitaku: Më morën 2 mijë euro dhe bizhu

Gjyqtares së Shkallës së Parë në Durrës, Shpëtime Pitaku i kanë thyer shtëpinë mbrëmjen e së dielës. Lajmi u mësua nga gazetarët e Report Tv me burime, pasi policia e Durrësit zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen e 4 qershorit.

Vetë gjyqtarja në një bashkëbisedim jashtë kameras, u shpreh se të dielën në mbrëmje (4 qershor 2023) kishte dalë shëtitje me bashkëshortin dhe kur janë kthyer në banesë kanë gjetur të dëmtuar bravën e derës. Menjëherë bashkëshorti i saj ka denoncuar në polici, vjedhjen e 2 mijë eurove dhe disa bizhuterive. 

Pitaku duket se nuk ka qenë rastësisht objektiv i hajdutëve, ende të paidentifikuar. Ajo rezulton një ndër më të pasurat në sistemit e drejtësisë, e denoncuar për fshehje pasurie 8 vite më parë, por asnjëherë e hetuar. 

1686299141_pitaku.jpg

Shpetime Pitaku

Gjyqtarja ka deklaruar në ILDKPKI 7 pasuri të paluajtshme, nga të cilat fiton dhjetëra mijëra euro në vit, pasi i ka dhënë me qira. Pronare e një klinike dentare dhe 5 lokaleve, prej të cilave merr qiranë mujore. Vetëm nga një lokal me konstruksion druri, deklaron mbi 9 mijë euro në vit të ardhura nga qiraja. Në deklaratën e pasurisë, Pitaku pohon se ka marrë edhe një kredi në shumën 60 mijë euro, për blerjen e një shtëpie me sipërfaqe 135 m2.

Në nëntor të vitit 2015, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzoi në Prokurori gjyqtaren e Durrësit, për fshehje pasurie dhe dyshim për pastrim parash. Pitaku akuzohej se ka fshehur rreth 1 milionë dollarë pasuri, përmes falsifikimit të dokumenteve. ILDKPKI tha në atë kohë se kishte realizuar kontrollin e plotë të pasurisë së deklaruar të gjyqtares Pitaku. Dosja e referuar në prokurori asokohe është mbyllur në heshtje ashtu si rreth 500 dosje të tjera për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Gjyqtarja e Durrësit denoncoi se i vodhën banesën: Morën paratë që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe bizhu

 

Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Durrës, Shpëtime Pitaku ka shpjeguar çfarë ka ndodhur.

Ajo ka thënë se në dielën në mbrëmje kur ishin kthyer në banesë kishin gjetur derën të hapur dhe sendet me vlerë të vjedhura.

“Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës. Bëra denoncim në polici. Kanë marrë nje shume te vogel parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa buzhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh” ka thënë gjyqtarja për gazetarët jashtë kamerave" 

Ndërsa nga burime të policisë hajdutët kanë marrë në shtëpinë e gjyqtares rreth 2 mijë euro

Denoncimin gjyqtarja e ka bërë pikërisht atë ditë dhe kur ka ndodhur grabitja.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 11/06/2023 13:14

    Po pse 2000 euro dhe jo 2 mil lek shqiptare,apo zonja paguhet ne euro si dhe shpenzimet e perditshme (kos,buk,uje djath) i blen ne euro ???

    Përgjigju
  • Iris: 10/06/2023 01:02

    Shume te vogel e quan zonja 2000 euro?! Mendoni se ne cfare pasurie noton kjo,kur e quan shume te vogel 2000 euro qe jane shume kudo ne bote,jo me ne Shqiperine e varfer!

    Përgjigju
  • Bajza: 09/06/2023 10:58

    hajdutet e dine se ku hyjne. vjedhin se e dine qe nuk do te denoncohet vjedhja ose me se shumti do te denoncojne jo vlerat reale te vjedhura. Fshatarja Shpetime mbeti pa bizhu pervec se do e kafshoje vetingu.

    Përgjigju
  • Gjy: 09/06/2023 10:29

    2000 euro, apo 200 mijë euro? Mund t'a saktësoni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim