Omicron po përhapet në të gjithë botën, epidemiologu për Report Tv: Për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, 70% më pak agresiv! I rrezikshëm për të pavaksinuarit

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.

“Ky është një variant shumë i ndryshëm nga të parët, ka shumë mutacione në strukturën gjenetike të virusit. Kjo ngre shqetësimet se një variant i ndryshëm mund ti shpëtojë mbulesës imunitare. Është duke u studiuar sesa do të jetë kjo mbrojtje që ofron imuniteti ndaj varianteve të mëparshme. Është një virus që shkakton më pak komplikacione, më pak shtrime në spital dhe rrjedhimisht më pak vdekje. Vlerësimet e para flasin se të gjithë këto parametër janë rreth 70% më të ulët po të krahasohet me variantin delta. Është një virus që përhapet më shpejt, por shkakton një klinikë më të lehtë”, tha epidemiologu për Report Tv.

Sipas epidemiologut, varianti Omicron brenda dy-tre javësh do ta zhvendosë variantin Delta dhe do të bëhet dominues në të gjithë botën. Ai tha se Delta do të zhvendoset siç ka ndodhur me variantin bazë të COVID dhe me atë Alpha.

“Varianti delta qarkullon por në shkencën e virologjisë ka një parim që virusi që përhapet më shpejt arrit ta zhvendosë tjetrin nga qarkullimi. Sikur kishim variantin bazë dhe Alpha dominues në Europë, kur hyri delta u bë varianti dominues dhe ishte vala që filli në verë dhe ende vazhdon. Tashmë besohet se varianti Omicron brenda disa javëve do ta zhvendosë plotësisht varianti delta. Do të kemi variant delta që qarkullon por në një masë shumë të ulët por do të jetë Omicron i cili do të bëhet prodominues”, u shpreh Dasho.

Epidemiologu Dasho e vuri theksin tek vaksinimi, si i vetmi mjet për tu përballur me pandeminë, duke theksuar se Omicron është i rrezikshëm për të pavaksinuarit pavarësisht se nuk sjell komplikacione të rënda tek të infektuarit.

“Me gjithë numrin më të ulët të komplikacioneve dhe vdekjeve që lidhen me Omicron përsëri ngelet një virus i rrezikshëm sidomos për të pavaksinuarit. Dalja e variantit Omicron mbështet dhe përforcon edhe një herë atë thirrje që ne kemi muaj që e bëjmë që çdo njeri që nuk ka kaluar COVID ose që nuk është vaksinuar duhet të vaksinohet sa më shpejt për të mbrojtur veten. Omicron ndonëse ka një rrezikshmëri më të ulet, përsëri shkakton komplikacione dhe humbje jete dhe ende nuk mund të krahasohet me një virozë normale”, vijoi ai.

 

Intervista e plotë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!