Gjyqtarja e famshme që shpëtoi Xhelal Mziun dhe hapi kutitë në 2011 që i dhanë fitoren Bashës, del para vettingut! La në burg Bilal Hasanin për 1,200 lekë

Gjyqtarja e famshme që shpëtoi Xhelal Mziun dhe hapi kutitë në 2011 që i dhanë fitoren Bashës, del para vettingut! La në burg Bilal Hasanin për 1,200 lekë

Xhelal Mziu dhe Lulzim Basha

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Maria Qirjazi, do të dalë në 22 shkurt 2021 para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Dosja e gjyqtares Qirjazi po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo) dhe Roland Ilia. Procesi i verifikimit për gjyqtaren ka nisur që në janar të vitit 2019, që do të thotë se hetimet kanë zgjatur rreth dy vjet. Maria Qirjazi nuk është një emër i panjohur në drejtësi.

Në vitin 2009, ajo u zgjodh anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Në qershor të vitit 2011, Maria Qirjazi ishte pjesë e turpit gjykues, i cili vendosi të legjitimonte vendimin e KQZ me në krye Arben Ristanin, për t’i hequr fitoren Edi Ramës për drejtimin e Bashkisë së Tiranë, duke shpallur fitues Lulzim Bashën. Ky i fundit humbi për një diferencë prej 10 votash pas numërimit të rregullt të votave. Në këtë rrethana, Sali Berisha vuri në lëvizje KQZ-në me në krye Arben Ristanin, i cili vendosi me shumicë votash të hapeshin kutitë dhe të numëroheshin votat e hedhura në ‘kutitë e gabuara’.

Partia Socialiste e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, e cila sipas saj nuk kishte asjë mbështetje në ligjin zgjedhor. Kutitë e hapën dhe pati dyshime të forta për ndërhyrje gjatë natës në podrumet e KQZ-së. Partia Socialiste e ankimoi vendimin e KQZ në Kolegjin Zgjedhor. Kolegji, pjesë e të cilit ishte edhe Maria Qirjazi, vendosi të linte në fuqi vendimin e KQZ-së, dhe kështu humbi u shpall fitues. Dy vjet më pas, Bujar Nishani e emëroi Maria Qirjazi në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Në prill të vitit 2016, Maria Qirjazi, bashkë me Lefter Jahajn dhe Fatmira Hajdarin, shpëtuan nga dënimi ish-kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mizun, i cili ishte arrestuar në fund të vitit 2013 për “shpërdorim detyre”. Mziu ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 2 vite burg për abuzime me tenderat si kryebashkiak i Kamzës. Sot për Xhelal Mziu ka një tjetër dosje në SPAK.

Ndërkaq, në mars të vitit 2020, disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dërguan një letër publike inspektorit të drejtësisë Artur Metani, të cilit i kërkuan të hetojë gjyqtarët Maria Qirjazi, Elona Toro dhe Artur Kalaja të Gjykatës së Apelit, gjyqtarin Ardian Kalia të shkallës së parë dhe prokuroren Elina Kombi, pasi kishin në lënë burg Bilal Hasanin 43 vjeç, për vjedhjen e një portofoli me vlerë 1,200 lekë, në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Hasani vuante nga epilepsia. Ai vari veten në njësinë e paraburgimit në Tiranë njohur si burgu 313 “Jordan Misja” në Tiranë më 21 shkurt 2020.

  Sa i takon pasurive, Maria Qirjazi ëhstë pronare me 50 % i një apartamenti banimi 1 plus 1 në Sarandë, i një tjetër apartamenti 2 + 1, me vlerë rreth 50 mijë USD, i një trualli në ndërtim me sip. 387 m2, i një magazine 70 m2, blerë, i tre makinave me vlerë  250 000 lekë, 200 000 lekë dhe 900 000 lekë, i një apartamenti banimi në qytetin e Sarandës, i një trualli për shesh ndërtimi nga bashkia Sarandë, i një garazhi 14.5 m2 në Sarandë etj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadik Sulka (ss): 21/02/2021 22:29

    Jo vetem qe ska bere progres por e ka cuar jetesen si ne 1939 kur mrtei iku na shqiperia dhe ja shiti Musolinit vendin ton Tani vendi po cohet per tu shitur per here te dyte tek Sorrosi nese keto partite vazhdojne lojen e tyre duke zvendesuar njera tjetren .

    Përgjigju
  • Dori: 18/02/2021 17:25

    Me ket Burgon i paska ra mire, kjo nuk deno asnje

    Përgjigju
  • kaltra: 18/02/2021 15:33

    Gjynaf e shkreta nuk ka fare pasuri ... të bashkohet me shokët e çetës edhe kjo..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani