Gjyshja 'police' ndalon shoferët e tërbuar me tharëse flokësh...kujtojnë se është radar

Gjyshja 'police' ndalon shoferët e tërbuar me tharëse flokësh...kujtojnë se është radar

Gjyshja Patti

 Patti Baumgartner është një gjyshe e shqetësur për nipërit e saj, pasi makinat në lagje  ecnin shumë shpejt dhe rrezikonin jetën e tyre.

Ajo dëshironte që shoferët të ngadalësonin shpejtësinë dhe vendosi të dalë në rrugë me një tharëse flokësh që dukej si radar për të penguar shoferët që ecnin me shpejtësi.

"Ka shumë njerëz që ankohen se nuk mund të ecin ose të ngasin biçikletat e tyre. As unë  nuk do të ecja me biçikletë," u shpreh ajo për mediat.

Gjyshja Patti në rrugë

Djali i Baumgartner e fotografoi gruan dhe e publikoi që të tërhiqte vëmendjen e oficerit të zonës, Noah Pesola.

Fotoja tërhoqi vëmendjen e policisë, të cilët e lanë gjyshen të vazhdonte pa e penguar.

“Unë nuk e di se si mund ta ndihmoja, përveçse t’i dhuroja asaj kapelen dhe simbolin tim,” tha oficeri Noah Pesola.

Oficeri Pesola me gjyshen Patti

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!