Gjysmë milioni afganë mund të ikin nga vendi, sipas UNHCR

Gjysmë milioni afganë mund të ikin nga vendi, sipas UNHCR

Foto ilustruese

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) tha se deri në gjysmë milioni afganë mund të largohen nga vendi tyre deri në fund të vitit.

UNHCR iu bëri thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që t’i mbajnë kufijtë e hapur dhe të ofrojnë strehim për afganët.

"Sa i takon shifrave ne jemi duke u përgatitur për rreth 500,000 refugjatë të rinj në rajon. Ky është skenari më i keq", tha Kelly Clements, zëvendëskomisionere e OKB -së për refugjatët.

Sipas saj, tash për tash nuk është duke u parë ndonjë fluks i madh i afganëve që largohen nga pikat kufitare, megjithatë situata brenda Afganistanit po ndryshon shumë shpejt.

Ditët e fundit është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të afganëve që kalojnë në Pakistan, tha ajo. Dyndja e refugjatëve afganë, gjatë katër muajve të ardhshëm, mund të përfshijë Iranin dhe Pakistanin dhe në vendet e Azisë Qendrore, vlerëson UNHCR.

Mijëra afganë kanë qëndruar ditët e fundit në aeroportin e Kabulit dhe jashtë objektit në përpjekje për të ikur nga vendi.

Shumë prej tyre janë bashkëpunëtorë të forcave të huaja, të cilat kanë qëndruar në këtë vend për 20-vite, por një numër i konsiderueshëm synojnë të ikin pasi kanë frikë nga sundimi i talibanëve.

Fluturimet që evakuojnë afganët dhe të huajt nga Kabuli, rifilluan një ditë pasi dy sulme vetëvrasëse vranë dhjetëra njerëz që prisnin për t’u larguar, jashtë hyrjes së aeroportit.

Banorët e kryeqytetit thanë se aeroplanët mund të shiheshin duke u ngritur nga aeroporti qysh herët në mëngjes, ndërsa turma njerëzish janë të mbledhura në zonën e Portës Abbey.

Shpërthimet që ndodhën të enjten (26 gusht) në këtë zonë, lanë të vrarë mbi 90 vetë, në mesin e tyre 13 ushtarë amerikanë.

Përgjegjësinë për sulmet e mori një degë rajonale e grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua se do të hakmerret dhe se do t’i bëjë terroristët “të paguajnë”.

Ai tha se komandantët amerikanë janë urdhëruar të zhvillojnë plane operacionale për të goditur pasuritë, udhëheqjen dhe objektet e grupit Shteti Islamik Khorasan.

Talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më 15 gusht. Që atëherë, SHBA-ja dhe forcat aleate kanë evakuuar mbi 100,000 njerëz./REL
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja