/ATSH/ -Sot në mesditë do të hidhet shorti që do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste të Champions League.
Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen dhe Juventus kanë për qëllim të bëhen skuadra më e mirë e Europës dhe kushdo që do të arrijë të ngrejë lart trofeun, do të jetë një kampion i denjë, të paktën për historinë dhe atë që përfaqësojnë si klube.
Të katërta këto skuadra së bashku grumbullojnë 21 kupa europe dhe 37 pjesëmarrje në finale. 10 tituj Real Madrid, 5 Bayern Munchen, 4 Barcelona dhe 2 Juventusi.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 maj, ndërsa gjysmëfinalet e kthimit do të luhen më 12 dhe 13 maj.
/Shqiptarja.com