Gjysmën e popullit e kanë shndërru në spiunë…pa pare!

Gjysmën e popullit e kanë shndërru në spiunë…pa pare!

Foto ilustruese

Që çohet shqiptari e gjithë ditën e lume në gjendje gatishmërie rri me kamerë në dorë duke pritur me padurim t’i zbulojë ‘sekretet’ publike në trafik, e pabesueshme…

Mjetin (kamerën) e spiunimit e ka të veten, shteti nuk e ka pajisur me asnjë mjet pune, përveç që e ka lejur të jetë çka ka më së shumti qejf në botë – spiun.

Shqiptarët kanë sevda t’madhe n’spiunim…jo që janë të brengosur për aksidentet, se si myslimanë të flaktë që janë e dinë mirë se vdekja është e shkruar e jo aksidentale, ama nuk i merr gjumi prej merakut m’i marrë n’qafë njerëzit, knaqen kur përgojojnë, kur dëgjojnë lajme të këqija, kur me intriga e me rrena ua heqin kundërshtarëve ‘një copë mishi’, zemra u bëhet mal kur ta ‘ftohin’, sidomos nëse u dukesh ‘i mirë’!

Ama nuk e dinë se urrejtja jote është në trupin tënd, që do të thotë se pa të shkatërruar ty të parin, urrejtja jote nuk ka se si ta shkatërrojë atë që ke qejf ti.

Se edhe Hitleri kish pas thënë që veç te shqiptarët ka gjetur spiunë gratis!

Spiuni ka pasur reputacion të keq, edhe letërsia s’ka lënë gurë pa gju’ në drejtim të tyre, dhe kjo puna e ndyrë e spiunëve gjithmonë është bërë tinëz, ama tash kjo qeveri e ka bërë spiunimin publik dhe e paraqet si vepër humane!

A është normale që shoferit spiun ky shtet ia lejon kamerën në dorë duke vozitur për ta denoncuar shoferin që ia sheh telefonin në dorë.

Pra spiunit i lejohet kamera në dorë gjatë vozitjes, e viktimës së tij nuk i lejohet!

Unë e di pse spiunoni pa pare.

E di që e dini se spiunimi është profesion.

Por, qejfi është më i madh se Stambolli.

Qejfi që ndjen kur e spiunon dikë, nuk paguhet me pare!

(Është vërejtur se burrat ishin spiunë më të mëdhej se gratë.

Gratë ia nxijnë jetën vetes me thashetheme e me intriga, e burrat me xhelozi e me lakmi).

P.S. Duhet ta kthejmë atë solidaritetin e njohur në trafik, kur me shmigavca ta bëjnë (e ua bën) me dije rrezikun nga policia!

Ka qenë solidaritet i pashkruar, që ka krijuar atmosferë të ngrohtë në trafik!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë