GKA çel dyert, ekspozohen veprat e realizmit socialist nga “Qitësja” e Kristaq Ramës tek “Enver Hoxha” i Dhramit

Pas mbylljes së gjatë që shkaktoi pandemia Covid 19, Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur dyert për vizitorët.

Këto ditë vizitorët mund të vizitojnë koleksionin “Urimet më të mira për 1999-n” edhe ekspozitën “Durim Tiranë”.

Sipas kuratorëve, Nataša Ilić Adam Szymczyk, ekspozita “Durim Tiranë”, fsheh në vend që të tregojë veprat e saj, duke sjell si lëvizje të saj origjinale tërheqjen e përkohshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurimin, gjatë gjithë dekadës së fundit, ku veprat bashkëkohore qëndrojnë përballë veprave të realizuara gjatë regjimit komunist, që sundoi Enver Hoxha.

Ndërsa, në muajin qershor stafi i Galerisë Kombëtare të Arteve do të çel ekspozitën me skultura të autorëve shqiptarë. Këto skultura janë pjesë e fondit të gjerë me 5000 vepra, të realizuara para edhe gjatë realizmit socialist.

Në koleksion përfshihen vepra të periudhës së rilindjes kombëtare, por edhe të pavarësisë.

Ndërsa, fondin më të madh e përbëjnë skulpturat e  periudhës së realizmit socialist nga viti 1944 deri në ’90, si “Ndërtuesja e jetës së re” e Andrea Manos, “Nëna më fëmijë” apo “Enver Hoxha” i Muntaz Dhramit, “Qitësja” edhe Migjeni i Kristaq Ramës, edhe shumë të tjera.

Galeria Kombëtare e Arteve është hapur për të gjithë vizitorët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 31/05/2020 10:46

    Sa e bukur skulptura ku dy fëmijë mbjellin një pemë!!! Sikur të ishte diku në një lulishte në Tiranë, thotë shumë për atë se si duhet parë jeta. Urojmë që pandemia të sjellë një tjetër qasje në marrëdhëniet me nj-tj, por të eturit për pushtet që e shkatërruan vëndin, thërrasin njerëz për protesta, në vënd që t'i thërrasin për të kontribuar për vëndin. nëse secili bën dicka për vete dhe vëndin, së bashku do bëhej shumë.

    Përgjigju
  • Modesti: 28/05/2020 17:36

    Po Piramiden ne Qender te Tiranes..mund ta shfrytezoni sh bukur per keto Vepra Madheshtore(do thosha)!!si Musei Vatikani I Realizmit Socialist!Do ishte nder Gjerat me te vizituara e Akredituara nga Turistet ne Shqiperi..Do ishte ne nje Sintoni Perfekte me ndertesen..

    Përgjigju
  • Imperative: 28/05/2020 17:32

    Uaaau..,cfare Pasurie e Mahniteshme..,vertet!!!!!..po si ka mundesi?!..pa imagjinoni se sa te ardhura do nxirrte cdo dite me grupet Turistike te huaja e jo vetem..Galeria?!..madje do ishte nje Hot-Top Point ne Tirane...,nga ku vizitori do dilte I mrrekulluar..!Po o te vizitohet edhe nga grupet shkollore etjetjetj...

    Përgjigju
  • Mentori: 28/05/2020 17:25

    Une them qe Godina e Galerise se Arteve..mund te prishet..dhe te ndertojme nje me Madheshtore..,si Louvri ne Paris..,ku te kete Disa Pavione te Vecante..,si per Skulpturen e Realizmit Socialist..etj

    Përgjigju
  • Iris: 27/05/2020 23:43

    Ballina e G.A.ka nevoje per nje boje te re ose pllaka te reja se duket e degraduar.

    Përgjigju
  • MikelAngelo: 27/05/2020 12:06

    Sikur te kishte nje pavion Muze e Galeri arti..,qe Turistet te paguanin nga 1 Euro bilete per ta pare..

    Përgjigju
  • Eureka: 27/05/2020 12:05

    Art eshte Art..,dhe pasqyron jeten e "modus vivendi" te asaj kohe..Sh.bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë