Gledi Mikerezi : Në “The Voice” me Almën, në Top Fest me Eltonin

Gledi Mikerezi : Në “The Voice” me Almën, në Top Fest me Eltonin
Ai i kishte ndjerë edhe më parë emocionet e skenës, por pjesëmarrja në spektaklin e talenteve të reja “The voice of Albania”, do ta bënte më të njohur për publikun shqiptar. Gledi Mikerezi, 29 vjeçari nga Tirana do të spikaste në “The Voice” me talentin e tij, dhe më përzgjedhjen e këngëve të muzikës rrok. Me trajnere Alma Bektashin Mikerezi arriti të shkonte deri në gjysëmfinale, dhe ky do të ishte një nga sukseset e tij. Për 4 vjet radhazi kishte marr pjesë në Top Fest, dhe në edicionin e 5-të të këtij festivali fiton çmimin Best Male Artist në një bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Gledi rrëfen eksperiencën e paharrueshme në “The Voice”, si dhe pjesëmarrjen e tij në Top Fest 9. Ai do të vijë për publikun me një këngë të rrymës rrok , për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtarin Elton Deda. Këngëtari Gledi Mikerezi thotë se , shpejti do të krijojë edhe një bandë të tijën muzikore, me të cilën do të performojë në lokalet më në zë të kryeqytetit.


Gledi ju jeni një ish- konkurrentët e “The Voice of Albania”, si e kujtoni eksperiencën tuaj në këtë spektakël?

Mund të them që eksperienca në “The Voice” ka qënë shumë e bukur dhe e vlefshme për mua, pasi kishte vërtet shumë zëra të mira dhe konkurrenca ishte vërtet e fortë. Por përveç kësaj atje gjeta dhe shumë miq të mirë.

Keni kënduar edhe më parë në klube të ndryshme, por sa ju ka ndihmuar pjesëmarrja në “The voice”?

Patjetër që pjesëmarrja në “The Voice”, më ka ndihmuar shumë dhe për punën që unë bëj, pra të performuarit live. Tani kam shumë fansa dhe mbështetës të cilët vijnë të na dëgjojnë me shumë dëshire. Me pëlqen ideja që të mos njihem vetëm si instrumentist dhe këngetar pub-esh, por edhe si një muzikant i skenave të meëha siç ishte ajo e “The Voice”.



Në Top Fest do të merrni pjesë me një këngë të Elton Dedës, si lindi ky bashkëpunim?


Përsa i përket Top Festit kisha kohë që e mendoja pjesëmarrjen, në të pasi kisha 3 vjet që bëja pushim. Pas Voice-it pata fatin e mirë të performoja disa netë me 3 Musketieret. ( Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda) dhe në një nga këto netë fola me Eltonin për një material që mund ta këndoja unë. Mu duk ide interesante pasi Toni është Rocker dhe kisha besim që një material nga dora e tij do më pëlqente menjëherë.


Gjatë audicioneve të fshehura në “The Voice” ju zgjodhët si trajnere Alma Bektashin, dhe jo Elton Dedën që e shtypi butonin për ju pse e bëtë këtë zgjedhje?

Më vjen mirë që po ma bëni këtë pyetje (qesh). Sepse ma kanë bërë shumë njerëz dhe më duket 1 rast shumë i mirë për ti dhënë një përgjigje të gjithë lexuesve. Të them të drejten deri në momentin e fundit mendoja të zgjidhja Eltonin po kur edhe Alma shtypi butonin mendova se do ishte më mire të zgjidhja atë pasi do ishte një eksperiencë krejt e re për mua, të punoja me 1 trajnere femër. Përveç kësaj nuk doja që për çdo fazë që unë do kaloja njerëzit të mendonin që unë po kaloja për hir të miqësisë time me Tonin. Që ta përmbledh me dy fjalë, ishte një zgjedhje fare momentale! (qesh)


Gjatë spektalit të “The Voice” ju u prezantuat më tepër me këngë të rrymës rrok, pse kjo zgjedhje? Mendoni se e gjeni veten më shumë në këtë rrymë?

Është e vërtetë që shumica e këngeve që që performova ishin të rrymës pop- rock pasi që kur kam qënë në moshtë të vogël, ajo ka qënë rryma që e kam gjetur veten më shumë. Mendoj se me vokalin që kam, nuk do dilja shumë mirë me këngë të rrymave të tjera. Jam rritur duke dëgjuar këtë lloj muzike dhe jam dashuruar me të që i vogël, dhe mendoj se me të përshtatem shumë mirë.

Po në Top Fest do të sillni një këngë rrok?

Patjetër që materiali i Top Festit do ketë ngjyra të rrymës rock por do të më pëlqente të mos zbuloja më shumë detaje për momentin. (qesh)

Mendoni se ky bashkëpunim me Elton Dedën do të jetë një sukses për ju?

Uroj që kënga të jetë e suksesshme dhe të pëlqehet nga publiku dhe kjo ishte edhe arsyeja pse zgjodha të kem një bashkepunim me Tonin. E them me plot gojën që ai është një nga muzikantët më të mirë që kemi. Gjithsesi i takon publikut të vendosi. Uroj që të përcjell te publiku sa më shumë emocion, me këtë këngë dhe mbi të gjitha, ta duan e ta pëlqejnë.

Cfarë është rroku për ju?

Muzika rrok për mua do të thotë vërtet shumë. Është një rrymë me të cilen u rrita dhe u edukova muzikalisht, nuk mund të dëgjojë dot tjetër veç saj. Është e vetmja rrymë ku e gjej veten në çfarë do lloj gjendje shpirtërore të jem. Thjeshtë e dua!


A keni një idhull të muzikës rrok?
Patjetër që dhe unë si të gjithë të rinjtë kam disa idhuj. Që ti përgjigjem më saktë pyetjes, po veçoj vetëm njerin që e kam disi më përzemër. Është David Coverdale nga WHITESNAKE.

Mendoni që është një rrymë e preferuar nga publiku shqiptar?

Të them të drejtën adhuruesit e rrokut janë në rënie, jo vetëm në Shqipëri po edhe jashtë saj. është për të ardhur keq po është e vërtete! Po ky fakt nuk do mjaftonte që të ndërroja mendje lidhur me preferencat e mia për këtë zhanër muzikor. Mund të them që adhuruesit e rrokut janë vërtete ajka e shoqërisë!

Si do të përkufizonit marrëdhënien tuaj me trajneren Alma Bektashi?

Me zysh Almën kam patur një marrëdhënie fantastike, pasi përveç se ishte një tranjere, ajo ka qënë edhe një shoqe shumë e mirë, për mua dhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës. Përveç orëve të punës me kënget e reja, uleshim edhe në kafe dhe bënim muhabet e shaka njësoj sikur të ishim shokë të vjetër. Personalisht e respektoj shumë dhe e dua shumë. Gjej dhe rastin ta falenderoj për të gjithë punen që bëri me ne.

Sa ju ka ndihmuar Alma për tu rritur profesionalisht?

Patjetër që më ka ndihmuar, pasi të mësuarit nuk ka fund. Alma është një këngëtare me shumë përvojë dhe me një vesh absolut muzikor. Patjetër që çdo këshille dhe udhëzim i saj ishte shumë i vlefshëm për mua.


Si janë marrëdhëniet tuaja me konkurrentët e tjerë të “The Voice of Albania”?

Patjetër që me konkurrentet e tjerë marrëdhënia ka qënë gjithmonë shumë e mirë dhe besoj se ashtu do mbetet! Pavarësisht garës, jemi miq të mirë. Përgjithësisht kam shkuar shumë mirë me të gjithë, po do të veçoja Alisianën dhe Elisin pasi me ta u shoqërova pak më shumë se me të tjerët dhe kemi kaluar momente vërtet të paharrueshme që do i mbajmë mend gjatë.

Me cfarë po merreni aktualisht?

Aktualisht po merem me krijimin e një bande të re me të cilën do të performojmë në lokalet më në zë të Tiranës, për kënaqësinë e publikut shqiptar. Për momentin jam në punë e siper duke u marrë me një repertor të ri dhe shumë të zgjedhur. Shumë shpejt do jemi gati dhe të them të drejten, mezi po pres. (qesh)






  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë