Kryepolici Gledis Nano, analizoi rezultatet e tremujorit të parë të vitit, në një mbledhje me drejtuesit e Policisë Rrugore në qendër dhe qarqe. Aksidentet për këtë tre mujor shënuan ulje tha Nano, ndërsa

‘Vlerësoj punën dhe angazhimin e gjithsecilit në arritjen e këtyre rezultateve, duke shpëtuar 12 jetë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar një ulje me 12% të aksidenteve rrugore me pasoja ose 38 aksidente me pasoja më pak, si dhe një rritje të forcës ndëshkuese për shkelësit e Kodit Rrugor, përmes vendosjes së 74.000 masave administrative më shumë, kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore’, tha Nano.

Kryepolici kërkoi hartimin e një plani për vijimin e ndryshimit të situatës së qarkullimit rrugor, ndërsa përcaktoi edhe afate.

‘Do të kërkoj që sot, hartimin e një plani masash këtu në qendër, nga Departamenti për Sigurinë Publike dhe deri ditën e nesërme, njohjen e të gjithë stafit tuaj, me detyrimet e këtij plani dhe në datën 14, fillimin e zbatimit të planit në të gjithë vendin. Do të fokusohemi në shkeljet e drejtuesve të mjeteve, nga të cilat vijnë pasojat fatale’, vijoi Nano.

Në fund, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk harroi të lërë pa përmendur strategjinë e policisë mbi gjobat, duke theksuar se nuk kanë synim vënien e tyre, por si të vetmen formë për të ndëshkuar të gjithë ata shkelës të rregullave.