Gledis Nano priti delegacionin e Guardia di Finanzas: Të forcojmë bashkëpunimin për të goditur trafikimin e lëndëve narkotike

Gledis Nano priti delegacionin e Guardia di Finanzas: Të forcojmë bashkëpunimin për të goditur trafikimin e lëndëve narkotike

Gledis Nano dhe Giuseppe Arbore

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka pritur në një takim delegacionin e Guardia di Finanzas, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, drejtues i Repartit III të Komandës së Guardia di Finanzas.

Gjatë takimit është diskutuar mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy palëve me qëllim goditjen e kultivimit të kanabisit dhe trafikimin e lëndëve narkotike.  Në fjalën e tij, Nano tha se lufta kundër kultivimit të kanabisit është prioritet i qeverisë shqiptare.

 “Mirënjohje për punën e shkëlqyer që ekipi juaj po bën në Shqipëri, për monitorimin ajror, që ka si qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Ju falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim personal dhe të Policisë së Shtetit, për forcimin e këtij bashkëpunimi, pasi lufta kundër kultivimit të kanabisit është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe një sfidë personale e imja si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për ta luftuar deri në zhdukje këtë paligjshmëri, ndaj kërkoj me shumë sinqeritet mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj. Vlerësoj punën e përfaqësuesve të Interforcës në Shqipëri, për koordinimin e veprimeve dhe shkëmbimin e informacionit në kohë, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafiqe të paligjshme”, tha Nano.

Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore ka uruar Gledis Nanon për detyrën e re, si edhe i ka ofruar mbështetje për realizmin e prioriteteve në interes të të dy vendeve.

“E vlerësoj shumë dëshirën dhe vullnetin tuaj për të bashkëpunuar dhe në përgjigje të kërkesës suaj, pa hezituar, menjëherë ju ofroj që një përfaqësues i Policisë së Shtetit të vendoset në komandën e përgjithshme të Guardia di Finanzas, gjë që do të sjellë koordinim dhe bashkëpunim më efikas mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanzas”, u shpreh Giuseppe Arbore.

Drejtuesi i Departamentit të Koordinimit të Informacionit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komandës së Përgjithshme, Gjeneral Brigade Cosimo di Gesu i ka ofruar Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, mundësinë që oficerët e Policisë shqiptare të kryejnë trajnime të ndryshme në Shkollën e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanzas.

Siç njofton zyra e shtypit, i paranishëm ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane, duke premtuar një mbështetje akoma më të madhe për Policinë e Shtetit. 

Në takim u ra dakord që në muajin nëntor të zhvillohet një konferencë e përbashkët për të bërë prezente rezultatet e arritura përgjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit ajror për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas