Gledis Nano takim me Drejtoreshën e EUROPOL: Rritja e bashkëpunimit në hetime dhe operacionet e përbashkëta

Gledis Nano takim me Drejtoreshën e EUROPOL: Rritja e bashkëpunimit në hetime dhe operacionet e përbashkëta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Drejtoresha Ekzekutive e Europol, Catherine De Bolle

Në selinë e Europol, në Hagë, Holandë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, zhvilloi një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol, Catherine De Bolle.

Takimi u zhvillua për prezantim pas marrjes së detyrës nga Nano, si dhe pas riemërimit të De Bolle, në mandatin e saj të dytë.

Në fokus të takimi ishte forcimi i marrëdhënieve dhe kontributi që Policia shqiptare jep jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe të BE-së si dhe rritja e dimensionit të Policisë së Shtetit në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga Europol.

De Bolle vlerësoi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër narkotikëve e trafiqeve, si dhe ndaj krimeve kundër pronës, duke vënë theksin në rezultatet e arrira nga Task Forca Antiskifter. Duke e uruar zotin Nano, për detyrën e rëndësishme në krye të Policisë së Shtetit, znj. De Bolle i ofroi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Europol. 

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano siguroi Drejtoreshën e Europol se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

“Rizgjedhja juaj në krye të Europol është një sinjal i mirë për të thelluar bashkëpunimin në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj personit e pronës, si dhe të krimeve ekonomike e kibernetike”, tha Nano.

Nano e vlerësoi Task Forcën Antiskifter si një model suksesi të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Europol.

Policia e Shtetit është pjesëtare në Projektin Analitik "FURTUM", nëpërmjet TF A-S dhe ka pozicionin e co-leader (bashkëdrejtues), bashkë me vendet anëtare të BE-së, në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndaj pronës, i cili është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ciklit të Politikave të BE-së, të përcaktuara në prioritetet e EMPACT (Platforma Multidisiplinare Evropiane Kundër Kërcënimeve të Krimit të Organizuar). Policia e Shtetit është pjesëmarrëse aktive në përpilimin e Planeve Operacionale të Veprimit - OAP 8.2, në kuadër të EMPACT, për krimet kundër pronës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Drejtoresha Ekzekutive e Europol, Catherine De Bolle

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku