Gledis Nano takim me drejtorin e Policisë së Tiranës, në fokus goditja e grupeve kriminale

TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledi Nano ka zhvilluar ditën e sotme një takime drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fokus të diskutimit ka qënë goditja e grupeve kriminale. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtues të sektorëve të ndryshme.

Ky takim vjen një ditë para përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama kishte vënë për riorganizimin e Policisë së Shtetit dhe vendosur prioritete të qarta. Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale. Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim do të ketë lëvizje drejtorësh në disa komisariate, jo vetëm brenda kryeqytetit, por edhe në rrethe.

I pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe studentë të Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, të cilët kanë nisur praktikën pranë Drejtorisë Vendore në Tiranë. Çuçi iu bën thirrje të rinjve dhe të rejave që të aplikojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit, pasi pas tre ditësh ky afat përfundon. Ministri tha se ulja e moshës mesatare të policisë, dhe investimet në teknologji mbeten një prioritet i qeverisë, për të rritur kështu cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcën goditëse ndaj paligjshmërisë.

“Integriteti në punë shënohet që në ditën e parë. Bëjnë karrierë në Policinë e Shtetit ata që kanë integritet të lartë moral dhe profesional. Niseni karrierën tuaj me synimin për të mos humbur asgjë nga integriteti. Mos u gënjeni nga modele të mbrapshta që prishin karrierën tuaj që në momentet e para. Brezi juaj dhe të tjerët që do të përzgjidhen nga aplikimet e reja, do të ripërtërijë më tej trupën e Policisë së Shtetit. Ne jemi në një fazë që duam ta ulim akoma moshën mesatare në Policinë e Shtetit dhe po investojmë gjithashtu në teknologji të lartë”, tha ministri Çuçi.

Policia e Shtetit ka bërë 2 thirrje publike, për 500 punonjës policie të rolit bazë, që do të jenë Patrullë e Përgjithshme, si dhe për 50 oficerë për Hetimin e Krimit, që vijnë nga të rinjtë ekselentë të fushave të ndryshme si shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike. Thirrja për rolin bazë është e hapur për aplikime edhe për 3 ditë, deri në 16 tetor. Deri më tani kanë aplikuar rreth 1200 të rinj e të reja. Thirrja e dytë për studentët ekselentë që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të krimit është e hapur deri në 27 tetor.

 

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtori: 15/10/2021 08:10

    Ky merr leke per cdo gje, ti thua do mendojme per goditjen e grupeve kriminale!!! Show shume qesharak dhe talles deri ne max, Ato qe kane pas hall e dine kush jane drejtuesit Dhe me konkretisht Rebi uppi

    Përgjigju
  • Doni: 15/10/2021 06:49

    Nje foto per gazete dhe dy ore kafe tek kafja ngjitur. Dhe je dore muabet te klubi Nardit, poshte akuariumit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë