Gledis Nano vizitë disaditore në Washington, takon drejtorin e FBI-së Christopher Wray
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano dhe drejtori i FBI Christopher Wray
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray mirëpriti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano.
Drejtor Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, krahas takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë, zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray.
Drejtori i FBI Christopher Wray përgëzoi Drejtor Nanon, për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe i konfirmoi mbështetjen e palëkundër të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.
Vizita përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.
Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano më herët u takua edhe me zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.
Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 356
Lajme të tjera
-
SKEMË MASHTRIMI/ FBI-ja arrestoi miliarderin kinez që sponsorizoi sulmet ndaj Hunter Biden
17 Mars, 15:35
-
FBI: Krimet e urrejtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë nivele rekord
14 Mars, 07:32
-
Hakerat futen në rrjetin kompjutetik të FBI në New York, incidenti po hetohet, ende nuk dihet origjina
17 Shkurt, 18:09
-
Shtëpia e ish-nënpresidentit Pence kontrollohet nga FBI-ja për dokumente sekrete
10 Shkurt, 21:04
-
Gary Kokalari publikon korrespodencën e tij me FBI: Më regjistroi letrën e tij drejtuar Ina Ramës një javë para tragjedisë së Gërdecit
6 Shkurt, 08:39
-
Kontrolloi një nga shtëpitë e presidentit Biden, FBI nuk gjen dokumente të klasifikuara
2 Shkurt, 07:48
-
Hetimet për dokumentet të klasifikuara, FBI kontroll shtëpisë së Joe Biden në Delaware
1 Shkurt, 16:08
-
Çështja e McGonigal ‘s’lë rehat’ as ‘Sigurinë’, Salianji: Ai ka bërë lëmsh gjithë dynjanë ne merremi me tema sporti, e ke takuar ti? Peleshi: Jo, por s’do ishte mëkat
31 Janar, 11:17
-
Disa ditë pa dalë në publik, Rama: Kujdes me gripin se s'të bëka për burrë! Politika mbështetëse për punonjësit e sektorit privat me pagë minimale (VIDEO)
30 Janar, 09:18
-
Kinse politika e sherrit edhe paratë për lobim
29 Janar, 14:52
-
SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë
28 Janar, 07:20
-
Fake News-i qesharak i opozitës/ ''Pajisja e përgjimit'' që iu dhurua Ramës ne fakt është vetëm një set suvenirësh
24 Janar, 17:40