Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2019” nga revista amerikane Global Finance* gjatë ceremonisë së 26-të të ndarjes së çmimeve vjetore ‘Bankat më të Mira në Botë’, e zhvilluar më 12 Mars 2019.
Global Finance ka zgjedhur BKT bazuar në performancën e bankës, reputacionin dhe përsosmërinë në manaxhimin e korporatës. Procesi i seleksionimit është realizuar me konsultime të gjera me drejtues ekzekutiv të korporatave, analistë dhe bankierë nga e gjithë bota. Një raport i plotë mbi ‘Bankat më të Mira’ do të publikohet në numrin e muajit Maj të Global Finance si edhe në faqen web: www.gfmag.com.
BKT ka treguar përsëri një performancë të shkëlqyer financiare, bazuar në rezultatet e vitit 2018, me një fitim rekord sipas standardeve të BSH-së (68 milionë USD), që është në përputhje edhe me një bazë të fortë kapitali sipas standardeve të SNRF-së (435 milionë USD), i cili është rritur me një normë vjetore kthimi prej 19% dhe ka rezultuar me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 17,53%.
Madhësia totale e aseteve të BKT, e cila arrin 29.4% të sektorit bankar, është edhe më e lartë se pesha totale e bankës së dytë dhe të tretë, të marra së bashku.
BKT konsiderohet si investitori më i madh i ekonomisë shqiptare duke mbështetur në mënyrë aktive rritjen ekonomike me anë të kreditimit për investimet në bizneset private, projektet publike dhe atyre individuale, si edhe është taksapaguesi më i madh në këtë vend duke marrë në konsideratë vlerën totale përgjatë 4 viteve të fundit.
BKT ka përshpejtuar investimet në fushën e teknologjisë dhe inovacionit për ti ofruar qytetarëve shqiptarë risitë më të fundit teknologjike, me qëllim arritjen e një shërbimi sa më cilësor dhe rritjen e kënaqësisë së klientëve.
Së bashku me çmimin "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga Global Finance, BKT edhe këtë vit është vlerësuar me tre çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke marrë më parë edhe "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "The Banker" dhe "EMEA Finance", si edhe vleresimin me “AAA (Alb)” nga JCR Eurasia Rating.
E themeluar në vitin 1925, BKT është banka tregtare më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një vlerë totale të aseteve prej 3.9 miliardë dollarë dhe me depozita me vlerë 3.1 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë. Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni: www.bkt.com.al.
*Global Finance është një revistë mujore amerikane e themeluar në vitin 1987, me qendër në New York dhe me zyra në Londër dhe Milano. Revista ka aktualisht nje tirazh prej 50,050 kopjesh (sipas BPA) dhe me shumë se 200,000 lexues, të shpërndarë në 188 vende të ndryshme.
2018,ndoshta,por cudi se mua disa here qe kam dashur te kryej sherbime bankare,kjo me eshte dukur me Personelin me Amatorial e Arrogant!?!+qe per nje derdhje Parashe cash te nje Llogari e tyreduhej paguar nje Shifer qe eshte me e larte se ne Itali
PërgjigjuBanka më e mirë në Shqipëri për 2019, ne prill te 2019??? Beni reklame po te pakten te kete pak fare sens!
Përgjigju