Glover: Deri tani nuk kemi të dhëna për probleme në procesin e votimit

/ATSH/- Udhëheqësja e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, Audry Glover deklaroi se deri tani nuk kemi të dhëna nga vëzhguesit tanë për probleme në procesin e votimit.
Pas një vizitë në qendrën e votimit të ngritur pranë shkollës "Hasan Prishtina", në Tiranë, Glover tha se kemi vëzhguesit tanë që po vëzhgojnë në të gjithë Shqipërinë lidhur me procesin.
Por theksoi ajo, gjatë ditës së nesërme do të japim detaje rreth procesit në tërësi në një konferencë shtypi të posaçme.
"Nuk mund të themi në ka pasur probleme në zonat e tjera të qendrave të votimit sepse kam parë dy qendra votimi. Deri tani nuk kemi asnjë raport ose të dhënë se ka ndodhur ndonje problem në qendra të ndryshme votimi", deklaroi Glover.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu