“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë

“GOBankingRates”: Shqipëria, mes destinacioneve ndërkombëtare më të mira për të udhëtuar këtë pranverë

Ksamil

Dëshironi të keni pushime të paharrueshme pranverore në 2025 pa hyrë në borxhe?

Ekzistojnë të paktën pesë destinacione ndërkombëtare që turistët amerikanë mund të vizitojnë me çmime buxhetore, shkruan Heather Taylor në një artikull të botuar në “GOBankingRates”.

Këto vende ofrojnë ushqime të shijshme, mundësi të shumta aktivitetesh kulturore për të marrë pjesë dhe pamje mahnitëse që mund t’i përjetoni vetëm gjatë stinës së pranverës.

“GOBankingRates” iu drejtua dy ekspertëve të udhëtimeve, të cilët renditën destinacionet kryesore – ku turistët rekomandohen të shkojnë këtë pranverë.

Mos e humbisni mundësinë për të planifikuar udhëtime në këto pesë destinacione ndërkombëtare, Shqipëri, Portugali, Japoni, Austri, Republikën Dominikane.

Shqipëria

Shqipëria është renditur ndër pesë vendet më të përballueshme për të pushuar në vitin 2025.

Turistët që nuk mund të përballojnë pushime pranverore në Greqi këtë vit, duhet të mendojnë të vizitojnë Shqipërinë fqinje.

Ata do të jenë në gjendje të përjetojnë më të mirën e të dy botëve: pamje të bukura natyrore në një peizazh magjepsës që nuk kushton aq shumë sa mund të imagjinoni.

“Shqipëria krenohet me peizazhin e saj të larmishëm, nga plazhet e bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik deri te malet e thepisura të Alpeve Shqiptare,” tha Kendra Guild, nënkryetare e “Solos Holidays”.

“Përballueshmëria e bën atë një destinacion të arritshëm për të shijuar më të mirat e detit Adriatik me çmime dukshëm më të ulëta”, shtoi ajo.

Sipas “Kayak” – motori i kërkimit për shërbimet e udhëtimeve – Tirana renditet e shtata ndër destinacionet kryesore në trend për pushime pranverore në 2025.

Udhëtimi me linjë ajrore për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë kushton rreth 764 dollarë./ata

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dori: 22/03/2025 12:07

    HAJDRNI KETU SE DO TE KENAQENI ME PLUHUR ME SHUMICE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Edhe 1 javë afat, ja si realizohet plotësimi elektronik i DIVA 2024 në sistemin e tatimeve

Edhe 1 javë afat, ja si realizohet plotësimi elektronik i DIVA 2024 në sistemin e tatimeve