Dy persona, xhaxha dhe nip, kanë përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme në Divjakë, pas u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 50-vjeçari me inicialet Q.Xh dhe nipi i tij F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, goditën njëri-tjetrin me sende të forta pas një konflikti për motive pronësie.
Në lidhje me ngjarjen, policia njofton po ashtu se materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.