Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj i sigurojnë Shqipërisë 3 medalje ne kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Split të Kroacisë.
Godelli në kategorinë 77 kg u shpall kampion Europe në shkëputje pasi ngriti 161 kg duke siguruar medalje ari.
Ndërsa Erkand Qerimaj mori dy medalje, një argjendi dhe një bronzi.
Qerimaj u rendit i treti në dygarësh me 348 kg në total duke dalë i treti në Europë dhe duke siguruar medalje bronzi.
Shkodrani me 193 kg të ngritura në shtytje doli nënkampion Europe duke fituar edhe medaljen e argjendit.
Në total në dygarësh, Qerimaj zuri vendin e tretë me 348 kg, ndërsa në vend të katërt e mbylli garën e tij Daniel Godelli me 347 kg.
4 medalje në total për Shqipërinë në Kampionatin Europian të peshëngritjes, 1 ari me Godellin, 1 argjendi me Qerimajn dhe dy bronzi me Qerimajn dhe Briken Çaljen.
Rikthimi triumfues i Godellit pas 2 vitesh pezullim
Daniel Godelli ka rrëmbyer medaljen e arit në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që, pas rikthimit nga pezullimi.
Ai u penalizua nga Federata Europiane e Peshëngritjes dy vite më parë për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.
Njësoj si Godelli u dënua edhe peshëngritësja Romela Begaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com