Një 26-vjeçar është arrestuar në Memaliaj, pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi Kiljan Muha, banues në Memaliaj, i cili ka dhunuar fizikisht xhaxhanë e tij.

Sipas policisë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin G.M, 41 vjeç, banues në Memaliaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com