Një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Fier. Policia njofton se rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.