TPELENË- Një konflikt ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen "15 Shtatori", gjatë së cilit një 35-vjeçar nga Tepelena me iniciale R.S ka goditur më thikë kunatin e tij, një 40-vjeçar me iniciale  L. Sh nga fshati Hormovë.

I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori 35-vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.