Godet me thikë vëllain dhe
kunatën, arrestohet 35- vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku vëllai ka goditur me thikë vëllai dhe kunatën e tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku vëllai ka goditur me thikë vëllai dhe kunatën e tij.
Policia njofton se autori i kësaj ngjarjeje, Altin Illiu, 35- vjeç është arrestuar menjëherë nga uniformat blu, ndërsa i vëllai i tij 43- vjeçari G.I dhe kunata 39- vjeçarja M.I janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
43- vjeçari i cili u plagos me thikë nga vëllai i tij ndodhet në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të ccasti.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Altin Illiu, 35 vjeç, banues në Elbasan
Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.
Shtetasi G.I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë.
Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.2%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30