Godet policin me grusht,lazaratsi
i kërkuar gëlltet drogë,prangoset

Godet policin me grusht,lazaratsi<br />i kërkuar gëlltet drogë,prangoset
Bako Buzheri i cilësuar si "kapoja" i Lazaratit është ndaluar këtë të mërkurë nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për goditjen e efektivëve të policisë në aksionin e 2 vjetëve më parë.Buzheri ka kundërshtuar efektivët e policisë madje dhe i ka goditur me grushte, pasi ata kanë tentuar ta ndalonin në afërsi të sheshit "Karl Topia" në kryeqytet ku ai ndodhej në shoqërinë e 30 vjeçarit Tahir Brahimi gjithashtu i arrestuar.

Pas këtij veprimi policia ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit duke thirrur "Policia Kriminale, Mos Lëvizni". Sapo është bërë i mundur neutralizimi i dy personave Buzhari
ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike "Cannabis Sattiva", dhe e ka gëlltitur.

Sipas policisë efektivët kanë bërë të mundur sekuestrimin e një pjesë të kësaj lënde narkotike. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia gjeti dhe sekuestroi një numër të konsiderueshëm farash të dyshuara narkotike.

Ende nuk dihet shkaku se për se ai është ndaluar apo ishte në kërkim, por burimet e policisë thonë se ai ka qenë në hetim prej policisë së shtetit, pa saktësuar veprën. 

Pas ndalimit, policia shoqëroi Buzherin dhe personin tjetër në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës,duke i  marrë në pyetje. Pritet që ai të akuzohet për goditje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, në krye të detyrës si dhe të prodhimit mbajtjes e shitjes së lëndëve narkotike.

Kush ishte Bako Buzheri
Ndërkaq efektivët e njësisë operacionale e mbanin nën vëzhgim, atë për shkak se ka qenë në listën e personave në kërkim në lidhje me goditjen ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë operacionit të vitit 2014, në Lazarat. Në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda ai është dënuar me 23 vite burg për akuzën e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit dhe keqtrajtimit të tij. Por në nëntor të vitit të kaluar, gjykata e lartë, anulloi vendimin e dënimit të tij.

Njoftimi i policise
Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në afërsi të Sheshit "Karl Topia" po lëvizte një shtetas nga Lazarati i cili dyshohet për person në kërkim, me rrezikshmeri kriminale, menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr. 2, për të bërë të mundur ndalimin e shtetasit të dyshuarit.

Në momentin që punonjësit e policisë janë prezantuar si dhe kanë nxjerrë dokumentin identifikues Policor, shtetasi i për të cilin ishte marrë informacion në rrugë operative, Bako Buzheri, 31 vjeç, nga Lazarati, i cili ishte i shoqeruar me një shtetas tjetër Tahir Brahimi , 30 vjeç, ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e policisë. 

Në këto momente njëri nga punonjësit e policisë është detyruar të bëjë qitje në ajër me armën e zjarrit duke thirrur "Policia Kriminale, Mos Lëvizni". Sapo është bërë i mundur neutralizimi i këtyre shtetasve, Bako Buzheri, ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike "Cannabis Sattiva", dhe e ka gëlltitur.

Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur që të sekuestrojë një pjesë të kësaj lënde narkotike. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia gjeti dhe sekuestroi një numër i konsiderueshëm fara të dyshuara narkotike.

Shtetasi Bako Buzheri, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda , me 21 vite heqje lirie për veprat penale të, "Heqje me të padrejtë e lirisë" dhe "Shtrëngimit për vënie pasurie", por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur dhe materialet procedurariale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatë Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale " Prodhim dhe Shitje e narkotikeve në bashkëpunim" dhe "Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë".

 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim