Godina e Teatrit Kombëtar në grahmat e fundit, shikoni çarjet që kanë pësuar muret/ VIDEO+FOTO

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në grahmat e fundit dhe rrezikon realisht jetën e artistëve që japin shfaqje aty, por edhe të publikut artdashës.

Prova më e qartë e saj janë këto pamje të siguruara nga "Shqiptarja.com" ku shihet se muret e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, nga krahu i godinës ku dikur ka qenë ish-Ministria e Zhvillimit Urban dhe sot ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit, po shkatërrohen e po bien copa-copa. Kjo anë e godinës nuk është vënë re më pare sepse ka qenë e rrethuar për shkak të punimeve që po kryheshin deri para disa ditësh, për restaurimin dhe rikonstruksionin e ndërtesës së ish ministrisë së Zhvillimit Urban.

Të gjithë prononcimet publike që ka bërë instituti i ndërtimit edhe zjarrëfikëset, unë kam çuar shkresat e mija. Tani këto institucione kanë kohën e tyre për të sjellë një konkluzion përfundimtar që duhet të vijë nga ata. Në momentin që do të kem konkluzionin përfundimtar që besoj që do të jem këto ditë atëherë edhe unë do të ndërmarr veprimet e mija sepse dhe unë nuk mundem. Është një proces që mund të zgjidhet nëpërmjet deklarimeve publike dhe apo duke thënë me gojë.

Hervin Çuli, drejtor i TK

Godina e Teatrit Kombëtar u ngrit përkohësisht nga italianët dhe jo për të shërbyer si teatër. Për ndërtimin e saj janë përdorur materiale me kosto të ulët, si populit, tallash e alga deti, ç’ka shihet qartë edhe në video. Materialet e përdorura për ndërtimin e godinës janë një përzjerje substancash vegjetale (të tallashit të drurit të plepit, produkt skarco i fabrikës së shkrepëseve dhe alga deti) të mbrojtur me çimento.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 19/07/2018 16:00

    O kometus Ishalla i bie na nje tull na koka njerzve tuaj kur t kalojn Aty e pasaj do shikojm și do flisni dhjare kanrundare

    Përgjigju
  • TAKU: 19/07/2018 14:40

    Un them anash teatrit te vjeter te derdhen kollona dhe siper te vjetrit te ndertohet i riu e keshtu zgjidhet problemi pa hatermbetje.

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/07/2018 13:49

    Bukurine qe ka ambjenti teatrit,cfar do te ndertohet aty nuk do e arrije kurre,mjafton te rikostruktohet

    Përgjigju
  • Tallashokracia: 19/07/2018 13:45

    Edhe kur u ndertua kulla Eiffel u mendua qe te ishte e perkohshme dhe ja ku qendron akoma ne kembe nepermjet restaurimeve te njepasnjeshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit